“Qeveria Teknike”-Rreziku Meta/500 mijë euro vota për mosrrëzimin e Ramës

Nuk kanë të sosur pazaret me pronat e shtetit. Në kembim të votave që i mori sot nga Shpetim Idrizi, sqaron lapsi, kryeministri fali doganën e Durrësit. Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi duket se nuk heq dorë kollaj nga Doganat. Ndoshta ia ka parë përfitimet në kohën kur ishte drejtor i Përgjithshëm i Doganave gjatë qeverisë së Nanos.

Burime nga PDIU thonë se gjatë takimit të sotëm në Rogner me kryeministrin Rama është rënë dakord që Dogana e Durrësit të drejtohet nga përfaqësues të PDIU-së, parti e cila u përfshi në koalicionin qeverisës vitin e shkuar.

Kjo që po ndodh ku në këmbim të votave në parlament po jepen euro, prona, pasuri, leje etj duke shfrytëzuar shtetin, është kriminale. E turpshme që votojnë duke shfrytëzuar pasuritë dhe buxhetin e shtetit.

Nga dje tregu i deputetëve ka arritur shifra marramendëse. Në “betejën e ethshme” për të bërë numrin e votave 71 që i duhet Edi Ramës për të mbetur kryeministër, ka plasur tregu i shitblerjeve shkruan web-i i drejtuar nga Artur Zheji. Ndonëse Ilir Meta e qetësoi Ramën mbrëmë tek Fevziu, se nuk do t’ia rrëzoj qeverinë, përsëri burime të besueshme nga selia rozë tregojnë se kryeministri nuk ka besim më tek LSI,ndaj po punon te krijojë numrin 71 vota pa LSI, duke i blerë, dhënë prona shtetrore, shantazhe, etj.
Tom Doshi dhe Vangjush Dako po punojnë për Edi Ramën. Madje Tom Doshi, pavarësisht “sherrit” të para një viti me Ramën, është sot ndër njerëzit më të përkushtuar pranë tij, për të shmangur të pashmangshmen, rënien faktike të qeverisë Rama, që pritet të ndodhë, shkruan 360gradë i Zhejit.
Por për të “balancuar” operacionin e shitblerjes së deputetëve, që do të mbante në këmbë një qeveri pazaresh dhe pa taban politik të mirëfilltë, po kujdeset ish-deputeti Koço Kokëdhima. Ish-deputeti socialist dhe një nga drejtuesit kryesorë të PS-së, i cili e di mirë shitjen e mandatit të tij prej kryeministrit dhe një ambasadori të huaj, duket serioz në qëndrimin e tij. Kokëdhima, i bindur se një qeveri e Ramës me numra të blerë majtas e djathtas nuk është ajo që kanë votuar shqiptarët, pra nuk duhet të marrë shumicën qeverisëse për të vazhduar mandatin. Me këtë lëvizje, ish-deputeti do të kthehet prapë deputet, por me një mendim krejt tjetër për Ramën. Kokëdhima njihet për lobimin që ka bërë në futjen në lista dhe zgjedhjen e disa deputetëve në jug të vendit. Gjatë ditëve të fundit ai është parë në kontakte të vazhdueshme me disa prej tyre, ku mësohet se ka ndikuar që vota e tyre të mos jetë për zgjatjen e mandatit të kësaj qeverisjes, por për riformimin qeverisjes së PS-së, por pa Ramën kryeministër. Ndaj “rilindasit” janë hedhur në sulm për numrin 71 vota pa Ilir Metën.
Ka disa deputetë të PS-së që nuk mund të shkelin mbi deklaratat e parimet e tyre. Vladimir Kosta është kundër një Qeverie “Rama 2”, me blerje dhe shtojca dhe pa Ilir Metën. Kosta u largua me deklaratë publike kundër Edi Ramës. Madje bën pjesë të deputetët që do e votonte me kënaqësi rrëzimin e Ramës. Ndërkohë janë të paktën edhe dy deputetë të tjerë socialistë, që as që e mendojnë të votojnë për herë të dytë Edi Ramën kryeministër.
Ndërkohë që qeverisja duket se ka stopuar krejtësisht. Ministrat dhe drejtorët po kujdesen të qepin letrat e tenderave dhe koncesioneve dorëlëshuara, pasi Prokuroria po rri gati për fletë arreste.
Nga burime te selisë rozë vota e një deputet,i që nuk është i PS-së, ka shkuar 500 mijë euro. “Tenderi” për një votë në mënyrë që qeveria të mos bjerë, nëse Meta ndërron mendje dhe ikën, mund të shkojë edhe mbi 1 milion euro.
Për këtë po kujdesen edhe dy ministra të Ramës. Ndërkohë që në sulm për negociata me deputetë të veçantë janë lëshuar dhe një grup biznesmenësh që këto vite kanë qenë përfituesit më të mëdhenj të koncesioneve qeveritare.
Zyrtarisht Kryeministri ka porositur deputetë dhe ministrat që në publik të tregohen të kujdesshëm lidhur me fatin e koalicionit. Megjithëse deklarata e Ilir Metës ka shkaktuar jo pak nervozizëm në radhët e PS, Rama ka kërkuar vetëpërmbajtje, pasi e di mirë se një duel me Metën në krah e Berishën përballë mbetet vdekjeprurës. Edhe pas sqarimit të Metës tek Fevziu prapë nuk e qetëson kryeministrin.

Në të gjitha rastet plani i mbajtjes së mazhorancës në pushtet nuk funksionon me metoda politike, por me pazare. “Peshkimi” i deputetëve ka nisur në kampin e djathtë, mes atyre që nuk shihen në listën e Bashës në zgjedhjet e ardhshme. Nga ana tjetër, zyrtarët e PS-së po shfrytëzojnë dhe deputetët e djathtë që kanë lidhje të forta më biznesin, bashkë me pagesën u jepet dhe sinjali se mund të kenë pasojë në aktivitetet e tyre nëse nuk bashkëpunojnë.
Tashmë që kriza e mazhorancës nuk fshihet më, socialistë janë gati të përdorin të gjitha mjetet për të garantuar vazhdimin e qeverisjes së tyre.

SHKARKO APP