Rama nuk ndryshon dot qeverinë. Të gjithë duan ministra!
Në PS ka zhurmë, zien kazani. Jo për vota, jo për popullin, por duke ditur se edhe pak muaj do jenë në pushtet, po turren te zyra e kryeministrit për t’u bërë ministra.
Të paktën këta muaj që mbeten deri në zgjedhje të jenë ministra dhe të firmosin çfarë ka mbetur pa u përlarë.
Edi Rama mbetet i qartë se me këta që ka sot apo edhe ata që i rrinë në korridor, sa te zyra e Engjëll Agaçit te zyra e Endri Fugës, është si të shkosh në ferr. Por deputetët dhe disa miq oligarkësh rrinë të paepur në pritje.
Ndërkohë ministrja e arsimit, kosovarja Shahini, ia prishi planet kryeministrit. Një portal e nxori si heroinë të madhe pasi kundërshtoi Edi Ramën. E vërteta mbetet se as nuk ka kundërshtuar dhe ka folur pasi para Ramës edhe frymëmarrja iu ndalon.
E provoi Ditmir Bushati, e palosi! Dje i dërgoi Ilir Beqjen t’i thoshte se as deputet nuk do jesh. Ndaj kuraja dhe kundërshtimi nuk kanë vend në Qeveri dhe në PS.
Kryeministri e do një qeveri të re, edhe me emra të vjetër, pasi me këtë që ka, është i mbaruar.
Taulant Balla kërkon të jetë ministër i brendshëm. Gent Cakaj ikën, është e sigurtë, por Zef Mazi dhe Damian Gjiknuri luajnë për këtë post.
Ndërkohë një urdi deputetësh të PS presin t’i thërrasë Rama për t’i bërë ministra.
E dinë se deri më 25 prill do jenë, sepse për 20 vite nuk e kap më Rilindja, pushtetin.
Të gjithë me veshë në krahë, të gjithë kanë blerë kostumin e ministrit!