Rama për protestuesit: S’doni dialog, rrini! Nuk pranoj Ultimatume
Kryeministri Edi Rama flet në Facebook. Ai theksoi se nuk kërkon negociata me studentët, por vetëm dialog për të dëgjuar kërkesat e tyre. Por theksoi prerë se po nuk erdhët te zyra ime, nuk do të firmos asgjë. Më pas akuzoi se natën një pjesë e tyre rrijnë te Unaza në protesta dhe ditën bërtasin, të paguar, kundër qeverisë te ministria e arsimit.
Kryeministri në thelb të gjithë oratorisë së gjatë në facebook foli kundër Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, pasi sipas tij, ata po mundohen të ndezin zjarrin e studentëve.
Kryeministri u shfaq nervoz, i acaruar dhe i vendosur për të mos plotësuar asgjë nga kërkesat, nëse ata nuk pranojnë dialogojnë me të. Ai ironizoi studentët se nuk dijnë ç’kërkojnë dhe tha se nuk pranon ultimatume prej askujt.
“S’doni të dialogoni. Është e drejta e juaj, rrini atje!… por mos mendoni që kërkesat që secili nga ju ka në kokë ne do duhet ti nxjerrim nga koka juaj e ti përpunojmë”-tha Rama.
Gjithashtu kryeministri u përpoq që të bëjë thirrje kundër opozitës, që sipas tij ndodhet në protestë dhe u kërkon studentëve që të mos dialogojnë me qeverinë. Më pas Rama tha se “Lëreni Lulin e Monikën tek ministria e Arsimit, mos u merrni me ata, hajdeni pushtoni këtë godinën dhe zyrën këtu, futuni brenda në zyrën time”.
Shumë herë kryeministri i ka rënë me dorë tavolinës së tij në selinë e qeverisë, duke treguar për një humbje të qartë të qetësisë. Edi Rama nuk dukej i qetë, aspak. Bile iu drejtua ish-zv/ministrit të arsimit që dha dorëheqje duke akuzuar qeverinë, se “ai është një larvë”!
Në lidhje me ligjin e arsimit të lartë kryeministri deklaroi se nuk do ta ndryshojë.
Ndërkohë studentët vazhdojnë protestën e tyre para ministrisë së arsimit në pritje të ditës së martë, ku siç kanë deklaruar do të jetë protesta më e madhe në historinë e Shqipërisë.
Kryeministri mes shumë fjalëve të tij, me tone të ngritura dhe nervoze, e dha përgjigjen: Me mua nuk ka asnjë lëshim nëse nuk vini për dialog! Ndryshe vazhdoni aty ku jeni!
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/312087776181603/?notif_id=1544349600667215¬if_t=live_video_explicit