Kryeministri Rama, studentëve në Kamëz:Ju nuk më merrni dot peng!
Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh po zhvillon takime, të sajuara me djallëzi, me studentë dhe pedagogë duke i prezantuar në media si nisje të dialogut me të rinjtë që protestojnë. Në fakt, si në takimin e mbrëmshëm me pedagogët e inxhinierisë ashtu dhe sot me studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës, bie në sy se aktivitetet janë të montuara dhe studentët protestues nuk kanë marrë pjesë. Mes studentëve, shumica janë anëtarë të FRESSH, ndërsa mes pedagogëve janë anëtarë të Partisë Socialiste ose rektorë dhe dekanë që kanë interesa ekonomike dhe personale me qeverinë.
Kishte edhe studentë!
Ky fakt u denoncua nga një pjesë e studentëve që ishin në sallë në nisje të takimit në Kamëz. Gjithashtu, një pjesë e studentëve u shprehën për mediat se rektori i kishte mashtruar duke i ftuar në një takim pa deklaruar se do të ishte i pranishëm kreu i qeverisë, me të cilin studentët që protestojnë nuk duan të bëjnë asnjë negociatë, por presin realizimin e kërkesave.
Por edhe pse ishte një takim i montuar në Universitetin e Kamzës nuk munguan replikat mes disa studentëve kurajozë dhe kreut të qeverisë. Në këto pak momente, kur “dialogu” i kryeministrit doli nga skenari i përgatitur, disa studentë kërkuan nga kreu i qeverisë përgjigjen e pyetjes më të thjeshtë që kanë bërë këto ditë: Përse kryeministri nuk i firmos tetë kërkesat e tyre?
I pyetur nga një student për këtë gjë Rama tha: “Ju nuk më keni marrë peng mua. Unë deklaratë zyrtare ty nuk të bëj. Deklaratë zyrtare, që të shkosh ti të festosh Vitin e Ri në shtëpi se më ke marrë mua peng, unë nuk të bëj. E dashke dhe me shkrim ti, që të shkosh në shtëpi me deklaratë”.
Kjo përgjigje me arrogancë tregon edhe një herë se studentët kanë të drejtë që këmbëngulin që të mos ketë negociata. Por më shumë se kaq, me këtë përgjigje, kreu i qeverisë tregoi se plotësimi i kërkesave nuk është çështje mundësish dhe fondesh nga qeveria, por vetëm çështje krenarie. Pra, kreu i qeverisë vlerëson më të rëndësishme jo plotësimin e kushteve të studentëve dhe situatën e tyre ekonomike, por ruajtjen e “krenarisë” së tij dhe “mos marrjen peng nga studentët”. Gjithë shfaqja e qeverisë këto ditë nuk bëhet sepse nuk kanë mundësi të plotësojnë buxhetin për studentët, por për të ruajtur imazhin e “liderit që nuk trembet dhe nuk tërhiqet”. Këto qëndrime të kreut të qeverisë u japin të drejtë studentëve në gjithë protestat që kanë zhvilluar gjatë këtyre 14 ditëve.
Meqënëse protesta e mijëra të rinjve në shi dhe në të ftohtë qenka vetëm çështje e “nderit të kryeministrit”, studentët kanë vetëm një mundësi. Të vazhdojnë reagimin dhe t’i tregojnë kreut të qeverisë se as ata nuk mund të merren peng në dialogë të sajuar. Problemet e 130 mijë studentëve në gjithë vendin janë shumë më të rëndësishme sesa ruajtja e fytyrës së qeverisë.
Pra, po gabon Edi Rama se mendon se do ti thyejë, ndonëse nga burime nga PS-ja tregojnë se ditën e enjte në parlament, kryeministri dhe mazhoranca do t’i votojnë 8 kërkesat e studentëve. Dhe për të mos thënë se janë fiks 8 kërkesa, siç duan studentët protestues, qeveria do të shtojë gjoja edhe disa pika, për të dhënë idenë se pas konsultimëve, dolën edhe këto probleme.
Pra duhej dialog që të plotësoheshin! Rrufjan i madh ky Rama!
VIDEO/Studentja i thotë hapur Ramës: Rektori i Kamzës po na gënjen! Ne nuk e dinim që ju do të ishit në takim
https://www.facebook.com/kohajone/videos/208575606692847/
Dita e 14 e protestës së studentëve: