Reagim i fortë i Ambasadës së SHBA për protestën dhe Kryeprokurorin
Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar ashpër për protestën e sotme të opozitës. Në një reagim për mediat, Ambasada shprehet se dhuna është e pranueshme.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi”,- thuhet në reagim.
Ndërkohë, Ambasada thekson se prokuroi që nuk hetonte politikanët iku, duke ju referuar Adriatik Llallës. Duke vlerësuar nisjen e reformës në drejtësi, Ambasada nuk bën asnjë koment për mënyrën sesi i zgjodh kryeprokurorja e re.
Deklarata e plotë e Ambasadës së SHBA:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë. Ne mbështesim të drejtën e qytetarëve për të protestuar paqësisht, por dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi.
Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet. Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”.
Të gjitha zhvillimet e ditës së sotme:
Skenari i PD, djegia e mandateve të deputetëve
Mes grushteve, tymit dhe përplasjes zgjidhet kryeprokurorja e re
Përleshje dhe grushte në Parlament
Petrit Vasili: Sot Vetingu vdiq
Policia nis arrestimet, ndalon 5 protestues
Arta Marku, një grua e rrëmbyer nga Rilindja
Policia arreston anëtaret e LRI. Protestuan kundër Ramës
Pollo: Më vodhën votën. Zgjedhja e kryeprokurores, i pavlefshëm
Rama: Kryeprokurorja e re është legjitime. Ndjesë ndërkombëtarëve për protestat
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155403703326523/