Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Refugjatët çajnë mazhorancën e PS, ministri kundër Kryeministrit

Editorial E shtunë, 14 Gusht 2021 05:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Prej disa javësh mediat serioze në Gjermani, Austri dhe Francë shkruajnë se Shqipëria mund të jetë vendi ku do të grumbullohen rreth 600 mijë refugjatë që vijnë nga zonat e luftës në Siri dhe Irak. Ky projekt pritet të shqyrtohet edhe në mbledhjen radhës së krerëve të vendeve të BE të cilët do mblidhen në Bullgari me datë 28 qershor.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Në çdo raportim ndërkombëtar për problemin më serioz dhe problematik që ka sot Europa me emigrantët, Shqipëria përmendet si vendi i mundshëm për kampe masive refugjatësh. Me sa duket qeveria shqiptare duhet ta ketë pranuar këtë ofertë të Brukselit, i cili synon ti heq nga shtetet anëtare të BE krejt morinë e refugjatëve, aq më tepër që Hungaria e Italia po tregohen të ashpra ndaj tyre. Edhe në Gjermani ka plasur sherri mes kancelares dhe ministrit të brendshëm. Pra të gjithë në BE duan tia lenë në derë një shteti jo anëtarë i BE. Mundet që vetë qeveria shqiptare të jetë vetofruar për ti marrë në këmbim të dhënies së statusit në BE. Por tani që po zien kazani politik dhe shoqëror në Tiranë ndaj ardhjes së tyre, mund të shpërthejë protestat si në rastin e armëve kimike. Ndaj qeveria po jep në publik përceptimin sikur nuk di gjë. Qeveria “Rama”  gjoja nuk merr seriozisht as zëvendësministrin e Brendshëm, Julian Hodaj, i cili të martën në media gjermane sqaroi se “Shqipëria mund të presë 600 mijë emigrantë”. Dje Ministria e Brendshme mohoi deklaratën e zyrtarit të saj, duke deklaruar se është nxjerrë nga konteksti dhe deklarata ishte thënë për një “situatë hipotetike”. Nisur nga këto qëndrime, dikush po mashtron opinionin. Ose mediat e vendeve të BE janë kthyer të gjitha në “kazan”, siç thotë kryeministri, ose në Tiranë shqiptarëve po u mbahet e fshehtë një negociatë me pasoja për të ardhmen e tyre. Diplomatë të rëndësishëm nuk e mohojnë që vizitat e shpeshta të muajve të fundit të zyrtarëve të qeverisë në Bruksel dhe në vendet e BE kanë pasur si temë diskutimeve dhe kampet e refugjatëve. Por deri më sot, Edi Rama nuk ka pranuar të komentojë se cili është qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj këtij projekti.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Një pjesë e mjegullnajës dhe debatit për refugjatët e ka zbardhur dje ish-kryeministri dhe ministri për Diasporën, Pandeli Majko. Në një reagim publik, Majko që në fillim del kundër idesë për pritjen e refugjatëve, duke shkaktuar dhe çarjen e parë të mazhorancës. Ish-kryeministri  konfirmon se “ndonjë politikan i BE” i ka ofruar Shqipërisë çeljen e negociatave në këmbim të marrjes së refugjatëve që kërkojnë azil në vendet e BE. Majko është zyrtari i lartë, i pare, i qeverisë “Rama” që pranon se një skenar i tillë është hedhur në diskutim. Por gjithashtu është dhe ministri i parë i Ramës që del hapur dhe thotë se nëse ky është “pazari” për në BE, më mirë të mos i marrim fare negociatat.

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Grumbullimet e refugjatëve në sasi sfiduese për vendasit do të krijojë situatë shpërthyese për të cilën duhet të bëhen mirë llogaritë. Shqipëria ka gatishmëri për të huajt, por askush nuk mund të bëjë “humor” nisur nga nevojat e saj. Në se ka ndonjë politikan europian i cili diskuton “ftesën” për të hapur negociatat e integrimit europian për Shqipërinë me pranimin e ndërtimit të kampeve të refugjatëve atëherë kjo “ftesë” më mirë të mos vijë… Pasi ajo nuk do të ishte ftesë, e aq më pak ftesë europiane”,- shkruan ministri për Diasporën dhe ish-kryeministri Paneli Majko.

Në qeveri, duke kërkuar me çdo kusht hapjen e negociatave, janë gati të bëjnë çdo lëshim që u kërkohet nga disa vende të BE. Në presionin e dështimit të negociatave, që mund të sjellin më pas dhe zgjedhje të parakohshme, qeveria “Rama” duket se është gati për çdo skenar me ish-luftëtarë të ISIS, apo sirianë dhe refugjatë të Afrikës së Veriut. Në këtë klimë, duket se qeverisë “Rama” i janë ofruar ose është vetë ofruar për variante që sjellin probleme me terrorizimin dhe kaos social në vend. Heshtja e qeverisë shpjegon gjithë zhurmën që po bëhet në median ndërkombëtare. Ndërkohë që Ministria e Jashtme hesht, ministria e Brendshme një ditë pranon dhe ditën tjetër e përgënjeshtron pritjen e refugjatëve, dje u dha shenja se nëse Rama e ka vendosur zbatimin e një skenari të tillë, nuk do ta ketë të lehtë. Edhe brenda vetë qeverisë ka zëra të fortë që janë kundër “pazareve” të tilla. Ndërkohë që shumë deputetë të PS pritet të mos e mbështesin ngritjen e kampeve për refugjatët.

Nëse ndodh ky skenar i bie që ikin në një vit jashtë Shqipërisë 500 mijë shqiptarë dhe po na mbërrijnë 600 mijë sirianë e irakenë!

Q.Xhani

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.