Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 22:59 Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën Champions League ka dhuruar emocione dhe gola në ndeshjet e mbrëmjes, me Real Madridin që triumfoi 4-1 ndaj Leipzigut, ndërsa Bayern Munich dhe Arsenali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e studentëve
  • Dialogu me Ramën
  • Policët dhe protestuesit
  • Capital T
  • Champions League
  • Ndryshime në qeveri
  • Shpërblimi i policëve
  • BE dhe Ballkani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Refugjatët, turistët anulojnë pushimet  verore në Shqipëri

Editorial E shtunë, 14 Gusht 2021 07:59
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ideja e ngritjes së kampeve të refugjatëve nga Siria dhe Afrika e Veriut në Shqipëri ka dhënë efektin e parë negativ për vendin. Kompanitë turistike thonë se gjatë javës së fundit ka pasur anulime të vizitave të planifikuara në Shqipëri nga turistët e huaj. Operatorët e sektorit deklarojnë se raportimeve të mediave ndërkombëtare, që parashikojnë se në Shqipëri mund të ngrihen kampet për pritjen e qindra mijëra azilantëve që vijnë nga vendet e luftës, ka bërë që vendi ynë të mos shihet më si alternativë për pushime, sidomos këtë verë.

Reklamo në Koha Jonë
Reklamo në Koha Jonë

Ditët e fundit, emri i Shqipërisë po përmendet gjithnjë e më shumë si shteti i përzgjedhur nga vendet e Bashkimit Europian për zbatimin e një plani gjigant për frenimin e emigracionit. Sipas projektit të BE, parashikohet që flukset e emigrantëve që vijnë nga Siria, Iraku, Afganistani dhe vendet e tjera të Afrikës së Veriut  do të grumbullohen në një shtetet europian, por që nuk është anëtar i Bashkimit Europian. Mediat e huaja dhe sidomos gjermane shtojnë, se për shkak të pozicionit gjeografik dhe si vend anëtar i NATO, Shqipëria është më e sigurt dhe shteti më i favorizuar për këtë ide brilante europiane. Në krye të këtij projekti është Gjermania, si vendi që ka probleme me emigracionin dhe Austria, shteti që do të mbajë presidencën e BE në gjashtë mujorin e fundit të këtij viti. Në detaje konkrete ky plan që mbështetet dhe nga zyrtarët e Brukselit pritet të diskutohet këtë të diel, ndërsa vendimi mund të merret në takimin e ministrave të jashtëm të BE, në 28-29 qershor.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Në vendet e BE mediat kanë ditë që po “ziejnë” për idenë që i heq emigrantët e padëshiruar nga territori i tyre dhe i grumbullon në një vend ku nuk zbatohen ligjet e unionit, si Shqipëria. Në gjithë këtë rrëmujë, Qeveria në Tiranë hesht ose bën rolin e të paditurit. Vetëm dy ditët e fundit, kryeministri Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë kanë dalë zyrtarisht me qëndrimin se “se ka projekt për kampe refugjatësh”, por akoma nuk kemi biseduar! 600 mijë refugjatët e pritshëm janë ide utopike dhe “fantazma” të opozitës apo i përmendi zv/ministri i qeverisë së PS-së për televizionin kryesor gjerman?

Swiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në fakt raportimet e mediave më serioze  ndërkombëtare thonë të kundërtën. Pothuaj gjithë agjencitë e lajmeve në vendet e BE thonë se Shqipëria është një nga shtetet ku mund të zbatohet plani i grumbullimit të refugjatëve. Ajo që u dha zë dhe më shumë teorive për ngritjen e këtij kampi, në fakt, ishte vetë qeveria shqiptare. Numri dy i Ministrisë së Brendshme deklaroi në një intervistë për median gjermane se Shqipëria ishte në gjendje për të pritur rreth 600 mijë emigrantë. Edhe pse më pas kjo deklaratë u përgënjeshtrua nga qeveria, në fakt shifra që përdoret në median e huaj është pikërisht kjo që ka dalë nga qeveria shqiptare. Në takimet e zhvilluara dje në jug të vendit, kryeministri Edi Rama përsëriti disa herë se nuk ka asnjë plan për refugjatët. Por dy ditë më parë, një zëdhënës i qeverisë së Austrisë pranoi për mediat se po negociohet me qeverinë shqiptare për çështjen e emigrantëve. Edhe dje radio shtetrore gjermane “DË” shkruante në portalin e saj se Shqipëria është vendi ideal për refugjatët, pasi ka edhe një port në Durrës për zbarkimin e tyre,etj.

Kryeministri Edi Rama, në një shkrim autorial në Facebook, kapej pas shifrës 600 mijë refugjatë duke e cilësuar si një mashtrim të mediave. Edhe në këtë rast, shifra nuk u sajua nga media, por nga qeveria. Shqipëria sigurisht që nuk ka kapacitete për 600 mijë refugjatë dhe do të ishte çmenduri që të negociohej për një fluks të tillë emigrantësh. Por edhe nëse pranohen disa herë më pak, sërish problemet për shoqërinë shqiptare janë të njëjta. Vetëm këto ditë raportohet për rreth 1200 emigrantë që kanë ardhur në Shqipëria dhe qendrat e pritjes janë vënë në presionin e mungesës së kushteve për t’i mbajtur. Mjaftojnë 10 mijë emigrantë dhe strukturat e emergjencave shqiptare hyjnë në kolaps. Po me 600 mijë çfarë mund të ndodhë?

Nëse ky projekt zbatohet protestat do jenë masive në Shqipëri, thonë drejtuesit e opozitës si dhe shoqëria civile.  Kjo do sjellë destabilitet, mundësinë e penetrimit të elementit të ISIS ndër radhët e refugjatëve, por më vonë do të ndryshojë edhe strukturën e popullsisë në Shqipëri.

Efekti tjetër i kësaj ideje të çmendur është goditja e imazhit të vendit dhe rënia e turizmit.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën
Para 7 orësh

Champions/ Paqe mes Bayernit dhe Arsenalit, Interi fiton me vuajtje, Reali bën detyrën

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut
Para 8 orësh

Zv.ministrja e Mbrojtjes: Normale të ketë pakënaqësi, por zgjidhja bëhet përmes dialogut

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik
Para 9 orësh

Koncensionet dhe partneritetet publike-private do të aksesohen online, krijohet regjistri elektronik

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë
Para 9 orësh

2500 euro shpërblim, qeveria shton numrin e policëve që do të përfitojnë

Më të lexuarat

1 I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e duhur
Para 13 orësh

I riu kërkoi ta takonte, Rama e pret: Një vizitor i veçantë pa gurë në xhep, po me zemrën në vendin e ...

2 Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri
Para 11 orësh

Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat” zbulon skenarin: Rama ikën, Presidenti zgjedh kryeministrin e ri

3
Para 12 orësh

4 Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të negociojë në kurrizin tuaj
Para 13 orësh

Rudina Hajdari sfidon studentët: Uluni përballë Ramës, ai nuk ka si të mbrohet. Dikush tjetër do të ne...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.