Rrëfehet kamarierja Ela: Ja pse vidhja xhiron ditore në lokale

"Kisha shumë borxhe, nuk paguaja dot qiranë, energjinë dhe ujin në shtëpi".

Eshtë kjo arsyeja që ka dhënë para policisë Emanuela Malaj, apo siç u njoh për disa ditë kamarierja Ela, e cila i vidhte xhiron ditore lokaleve ku punonte. 30-vjeçarja pas arrestimit ka dhënë shpjegime në polici, ndërsa ka pranuar vjedhjet e kryera në lokalet ku punonte vetëm një ditë.

Nënë e dy fëmijëve, e divorcuar nga i shoqi, kamarierja Ela u kthye në makthin e lokaleve të Tiranës, për shkak se vetëofrohej për punë dhe pasi merrte xhiron ditore, largohej nga puna. 

SHKARKO APP