“Satira është një e drejtë e njeriut”

Tim Wolff, kryeredaktor i revistës satirike gjermane "Titanic", pas sulmit në Paris nuk sheh ndonjë rrezik për punonjësit e tij. Ndaj këtij akti dua të reagoj me më shumë satirë, thotë ai në intervistë për DW.

 Chefredakteur des Satiremagazins Titanic Tim Wolff

Deutsche Welle: Revista satirike franceze "Charlie Hebdo" është kritike ndaj islamit. Në të shkuarën ajo disa herë ka publikuar karikatura të Muhametit. Gjatë sulmit me pasojë shumë të vdekur atentatorët kanë thirrur: "Ne marrim hak për Profetin". A keni frikë ju si kryeredaktor për punonjësot tuaj – e madje edhe për veten tuaj?

Tim Wolff: Deri tani nuk kam frikë. Madje unë kam mjaft rezerva, nëse ata kanë qenë vërtetë myslimanë. Natyrisht është një spkeulim që të shkon në mendje.Por tani për tani unë nuk dua ta pranoj atë. Por nëse ata vërtetë kanë qenë myslimanë, atëherë më duhet të them, se pavarësisht ndonjë shakaje vërtetë therëse, ne kemi përvojë që myslimanët gjermanë kanë një raport të mirë me satirën.

Do të thotë kjo, se masat e sigurisë tek ju nuk janë ashpërsuar dhe se ju nuk e konsideroni këtë të nevojshme?

Jo. Nuk ka kërcënime, s'ka kërcënime kronkrete dhe prandaj nuk ka as rritje të masave të sigurisë.

A i njihni ju punonjësit e revistës satirike franceze? A jeni në kontakt me ta?

Jo, personalisht nuk njoh asnjërin prej tyre, por ne kuptohet që e kemi ndjekur punën e tyre dhe në thelb jemi miq të kësaj reviste.

Sa shpesh keni materiale satirike në revistën tuaj?

Varet sipas rastit. Kohët e fundit natyrisht e kemi trajtuar shumë temën e "Shtetit Islamik" dhe zhvillime të ngjashme, e me siguri në numrin e ardhshëm do ta trajtojmë edhe këtë atentat – në varësi se si do të paraqitet ai tani konkretisht. Sepse çështja është kështu: kush godet satirën, e bën këtë temë relevante për satirën.

A ka më shumë reagime të fuqishme ndaj temave kritike ndaj islamit se sa ndaj temave të tjera?

Nga përvoja jonë them se jo. Eshtë shumë më e thjeshtë të nevrikosësh të krishterët apo tifozët e Michael-Schumacher-it.

A do të trajtoni ju tani më shumë apo më pak tema kritike ndaj islamit – për aq kohë sa sulmi vërtetë ka një sfond islamik?

Siç e thashë, një sulm i tillë i jep rëndësi temës. E paskëtaj duhet shqyrtuar nëse ajo vërtetë do të pranojë më shumë satirë, e kësisoj ajo do të trajtohet në këtë formë edhe tek ne.

Kjo do të thotë, se ju nuk u shmangeni këtyre temave, ose i trajtoni ato më me kujdes, apo thoni: o tani o kurrë?

Po. Natyrisht që kur dëgjon kështu – si edhe çdo njeri tjetër – ekziston edhe një farë frike personalisht, por si satirist qëndrimi duhet të jetë i tillë: Satira është një e drejtë e njeriut dhe të gjithë njerëzit kanë të drejtë të vihen në lojë. Kësaj nuk duhet t'i jepet fund, sepse ka disa të marrë, që dalin e qëllojnë përreth tyre.

SHKARKO APP