Sulçe ironi me “Mother Jones”: Herën tjetër nisni dhe përgjigjet bashkë me pyetjet!

Gazetari i Mother Jones që publikoi një ditë më parë një shkrim ku aludonte për lobimet e LSI në SHBA, sot ka dhënë një intervistë për “Zërin e Amerikës”.  Dan Friedman tha se artikullin e kishte bazuar në fakte, por nuk tregoi asnjë dokument ose kontratë që të vërtetonte pretendimet e ngritura në shkrim. Të paktën një kontratë.

Lidhur me mospublikimin e përgjigjeve të LSI që i kishin kërkuar për artikullin, Dan Friedman tha se përgjigjet u ishin shmangur pyetjeve, ndaj nuk i kishte botuar! Por si rregull gazetarie je i detyruar të citosh, të paktën diçka nga intervistuesi. Nuk mund të vendosesh ti nëse përgjigja është e mirë apo joprofesionale. Natyrisht që gazetari ka në dorë komentin, por nuk mundet të thotë se nuk botoj përgjigjet “se je shmangur…”.  Media amerikane duhet të na mësojë e jo të manifestojë jo profesionalizëm të skajshëm. Gjithsesi është punë e linjës editoriale të medias në fjalë, por të mos përpiqet të na tregojë udhëzime për gazetarinë.

Pas intervistës së Friedman ka reaguar sërish zëdhënësi i LSI, Shaban Sulçe. Në një deklaratë për mediat, Suçe ka ironizuar qëndrimin e gazetarit që nuk publikoi përgjigjet. “Lidhur me deklaratat e kolegut të MotherJones, Dan Friedman në intervistën e tij për Zërin e Amerikës, dëshirojmë të themi se herën tjetër kur kolegu Friedman dhe MotherJones të kenë pyetje të dërgojnë gjithashtu dhe përgjigjet që ata duan, në mënyrë që ne vetëm t’i konfirmojmë”,- deklaron Shaban Sulçe.

SHKARKO APP