SHBA sanksione Turqisë. Kë do të zgjedhë Rama, Trump apo Erdogan?

Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Departamenti i Shtetit kanë paralajmëruar sot sanksione të ashpra kundër Turqisë. Zyrtarët e lartë amerikanë folën për një sërë masash që do merren në arenën ndërkombëtare ndaj Turqisë, për shkak të burgosjes së pasorit amerikan, Andrew Brunson. Prifti Brunson u arrestua në Stamboll, në vitin 2016, me akuzën për pjesëmarrje në grushtin e shtetit në Turqi. Ende sot ai vijon të mbahet në arrest shtëpie dhe pavarësisht apeleve të SHBA lirimi i tij nuk është bërë i mundur nga Turqia.

Pas disa negociatave të dështuara për lirimin e qytetarit amerikan, SHBA është hedhur në ofensivë diplomatike duke paralajmëruar tensionimin e marrëdhënieve.

Ditën e sotme, Donal Turmp tha se sanksionet do të jenë të ashpra ndaj Turqisë. “Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione të mëdha ndaj Turqisë për burgosjen e gjatë të Pastor Andrew Brunson, një njeri i madh i krishterë, familjar dhe qenie e mrekullueshme njerëzore. Ai po vuan shumë. Ky njeri i pafajshëm i besimit duhet të lirohet menjëherë!”,- deklaroi presidenti Trump në Twitter.

Të njëjtin qëndrim mbajti dhe Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompedo, të cilët folën për “sanksione domethënëse”. Arrestimi i një kleriku dhe qytetari amerikan nga Turqia është cilësuar si çështje dinjiteti edhe nga ana e demokratëve në kongresin amerikan. Propozimi për sanksione ndaj Turqisë pritet të sjellë përkeqësim të marrëdhënieve mes dy vendeve, të cilat vitet e fundit kanë pasur jo pak lëkundje.

Por sherri SHBA-Turqi do të shkaktojë dhe ndryshime në rajon dhe konkretisht në Shqipëri. Qeveria “Rama” njihet si një aleate e qeverisë turke. Edi Rama gjithashtu njihet si një mik personal i presidentit turk Rexhep Tayyp Erdogan. Sanksioneve amerikane për Ankaranë do të vendosin në pozitë të vështirë Edi Ramën dhe qeverinë e tij për qëndrimin që do të mbajë.

Në rastet e sanksioneve të mëparshme, ndaj vendeve të tjera, SHBA ka kërkuar që gjithë aleatët e saj në organizatat ndërkombëtare , përfshi dhe Shqipërinë, të zbatojnë të njëjtat masa. Një përshkallëzim i tillë i situatës do të vërë Edi Ramën përballë një dileme të vështirë. Do të bëhet me Donald Trump apo me Rexhep Tayyp Erdogan?

SHKARKO APP