Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shteti i kryeministrit Rama me 4P: Polici-Parti-Para-Propagandë

Shteti i kryeministrit Rama me 4P: Polici-Parti-Para-Propagandë

Editorial
E diel, 16 Shkurt 2020 05:44
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kulmin e përplasjeve për Kushtetutën mes Qeverisë dhe Presidencës, Parlamenti i PS vendoi miratimin e ligjit që heq betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, si kompetencë e Presidentit dhe ja kalon atë një noteri të thjeshtë. Po në kulmin debatit për zbatimin korrekt të Reformës në Drejtësi, e cila u miratua më konsensus 4 vjet më parë, këtë të mërkurë që lamë pas, Parlamenti i PS ndryshoi dhe ligjin për gjyqtarët dhe prokurorët duke i dhënë më shumë kompetenca Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë (ILD). Reforma e miratuar me 140 vota, kompetencat për ndëshkimin apo penalizimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve e kish lënë në dorë të dy institucioneve kolegjiale, Këshilli të Lartë të Prokurorisë (KLP) dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Me argumentin për të luftuar krimin, Qeveria futi duart në pushtetin e drejtësisë duke i vënë gjithë prokurorët dhe gjyqtarët në dorë jo të institucioneve të tjera kontrolluese të drejtësisë, por të një njeriu që është zgjedhur vetëm nga PS dhe është provuar se është i afërm i një deputete dhe ish-ministre të Edi Ramës. Që ndryshime të tilla ligjore janë alarmante dhe shkatërrojnë reformën në drejtësi tani nuk e thonë më vetëm juristët, por edhe njeriu që hartoi reformën në drejtësi socialisti Fatmir Xhafaj. Qeveria tha se këto ndryshime janë pozitive, pasi do pezullohen dhe çohen për ndjekje penale brenda tre ditëve prokurorët dhe gjyqtarët që japin vendime anti-ligjore. Por edhe pse duket diçka pozitive, çështja është se një i zgjedhur nga qeveria nuk mund të përcaktojë me dëshirë e tij nëse një vendim gjykate apo prokurori është i ligjshëm apo jo. Vrulli i qeverisë për të luftuar krimin me paketën ANTI KÇK, mund të godasë gjithë institucionet e pavarura të drejtësisë.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Swiss Digital

Por skandali i Rilindjes me këto ndryshime ligjore është edhe më i madh. Ndryshimet për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese u miratuan në të njëjtën ditë që në Shqipëri, Partia Socialiste kishte ftuar përfaqësuesit e Komisionit të Venecias. Misioni i Venecias ishte në Tiranë për të zgjidhur pikërisht përplasjen mes Qeverisë dhe Presidencës, lidhur me të drejtën ligjore për emërimet dhe betimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Në të njëjtën ditë që Venecia pyeste për bazën ligjore mbi të cilën veproi PS me rastin e Arta Vorpsit dhe Marsida Xhaferrllarit, Rilindja në Kuvend ndryshoi ligjin pa pyetur askënd dhe duke marrë kompetencat e kreut të shtetit. Nuk është thjesht një gafë politike dhe diplomatike në raport me Komisionin e Venecias. Më shumë se kaq, PS dha mesazhin se as i llogarit qëndrimet e ndërkombëtarëve dhe raportet e tyre i përdor vetëm për konsum të brendshëm politik. Votimi në prani të Komisionit të Venecias të ligjeve antikushtetuese është degradimi më i madh politik dhe ligjor i një mazhorancës që thotë se qeverisë në mënyrë të ligjshme.  Skandali i fundit i PS-së u shtohet edhe shumë skandaleve të tjera ligjore ku Rilindja po kalon kompetencat vetëm në duart e Qeverisë dhe të Policisë duke asgjësuar çdo institucion tjetër. Ligji i fundit që përgjimet telefonike dhe ambinentale i lë në dorë të policisë, pa pasur urdhër nga prokuroria është dhe më alarmanti për liritë dhe të drejtat e njërit në Shqipëri. Është një situatë ku qeveria ka tejkaluar çdo normë ligjore dhe morale.

Një situatë që dje kreu i shtetit, në një reagim të fortë dhe të pazakontë në rrjetet sociale, e cilësoi si grusht shteti dhe qeverisje me PPP (PPP (Polici Parti e Propagandë). “Në shtetin e PPP (Polici Parti Propagandë) nuk ekzistojnë as direktivat e BE, as Marrëveshja e Stabilizim Asocimit, as Konventat Ndërkombëtare, se kriteret e Kopenhagenit nuk i kujton më njeri që kur u mbyll Ambasada daneze këtu. Në shtetin e PPP (Polici Parti e Propagandë) ekziston vetëm grushti i shtetit dhe shpopullimi i vendit”,- deklaroi kreu i shtetit.

Por Presidenti nuk e tha të plotë, sepse realisht kryeministri zbaton formulën PPPP (Polici-Parti-Para-Propagandë). Në Shqipëri, Rilindja e ka me 4 P e jo me tre! Slogani është me PPP, por në praktikë janë Polici-Parti-Para-Propogandë (PPPP). Pra gjithçka për 10 veta nga oligarkët si dhe kryeministrin e ministra. Kurse për popullin vetëm dajak!

Duke u ndalur në votimin e ndryshimeve për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Presidenti shprehet se aktet e pabesa të qeverisë tashmë po kërcënojnë pronat, pasurinë dhe të drejtat e qytetarëve. “Me miratimin në pabesi të plotë të ligjit anti-kushtetues të KRYEKÇK-së një ditë para mbërritjes në Tiranë të Komisionit të Venecias, të thirrur nga vetë Kuvendi një-partiak, nuk kanë më vlerë as thirrjet “Ndiq paratë” se tashmë paratë, pronat, çdo pasuri dhe të drejtat e shqiptarëve do përqëndrohen në një grusht të vetëm, falë grushtit të shtetit që finalizohet me shndërrimin e Gjykatës Kushtetuese në Polici kushtetuese të shtetit të PPP”,- deklaroi Presidenti Ilir Meta.

Pra Rilindja e 4 P-ve ka pushtuar çdo pushtet dhe po boshatis buxhetin e shtetit, sepse asnjë punësim nuk po shton, nuk po rrit pensionet dhe as pagat. Ndaj Presidenti ka harruar një “P” të Rilindjes, që janë paratë. Pa para nuk jetojnë P-të e tjera te Rilindjes!

/Q.Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 12 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.