Si ishte mbrëmë Rama,tek Fevziu?

 
 
Edi Rama ishte në emisionin e Blendi Fevziut për situatën politike dhe ekonomike. Ishte i tensionuar, nevrik dhe i ashpër. Si asnjëherë tjetër. Por inatin e kishte me median për akuzat e shkruara. Foli për Metën si me “arra nëpër dhembë”, por nuk tha asgjë për të, ndërkohë që dukej se nuk janë në kohë të artë, të dy. Ishte i acartë në çdo fjali me mediat. Si asnjëherë tjetër Rama tha se “jam njeri konfliktual në sensin që dua punë ,punë, punë”. Ishte i sinqertë këtu. Ndërsa pak më vonë nuk duroi dhe pohoi se “ do iki më përpara nga kryeministër nëse nuk më duan shqiptarët … dhe besoj do iki më shpejt !”. Por ndonëse ishte me nerva për akuzat ndaj tij dhe qeverisë, prapë nuk hezitonte të ishte shpotitës e ironik ndaj atyre që shpifin dhe kundrejt opozitës. Tha se ndryshimet në qeveri nuk i ka kërkuar Meta. Dhe se nuk ka ndërmend ti bëjë për momentin.
Edi Rama foli mbrëmë si rrallëherë, i revoltuar nga shpifëshkruesit e shumtë, sipas tij, dhe e mbylli me dozë sinqeriteti revoltues ndaj atyre që nuk e kuptojnë  ose sajojnë kur tha se “Unë, ky jam!”.
Nëse do të kishte kandar farmacie politike për të peshuar sa ishte i sinqertë  mund të thuhet se këtë herë ka qenë si asnjëherë, më i sinqertë.
Foli, shpjegoi, akuzoi dhe iku.
N. Prulli

SHKARKO APP