S’ka transparencë për financimet e partive, kujdes me shpenzimet

 

Financimet për fushatën zgjedhore nuk janë transparente dhe lënë hapësirë për dyshime të burimeve.Eksperti Zef Preçi deklaron se tashmë në Shqipëri është bërë traditë që në çdo fushatë të mungojë transparenca dhe sensibiliteti i institucioneve përkatëse për këtë çështje.

Zef Preçi:“Nëse nuk përdoren mjaftueshëm fonde publike detyrimisht që trafiku i influencës bëhet qoftë ëpr të përzgjedhë kandidatët apo për të garantuar fitoren e tyre.

Përdoren kanale informale por që janë “legjitime” në konceptin që funksionon politika në Shqipëri. Në krahasim me fushatën e mëparshme nuk shoh ndonjë element transparence apo sensibilitet as të shoqërisë civile as ndërkombëtarëve dhe as të KQZ-së.Por për ekspertin Olti Rrumbullaku qeveria duhet të bëj kujdes me shpenzimet gjatë fushatës në një kohë që kanë rënë të ardhurat pasi kjo rrezikon të rrisë defiçitin në fund të qershorit

Olti Rrumbullaku: “Kuptohet dhe njësitë vendore tentojnë të shpenzojnë atë që kanë në buxhetin në këtë periudhë. Ndoshta pritjet janë që të rritet deficit në fund të qershorit, pra në kohën kur mbarojnë zgjedhjet” .Shpesh herë në Shqipëri Financimet e fushatave janë shoqëruar me debate përsa i përket transperncës dhe mënyrës së gjetjes së parave.

Por asnjera nga dy partite kryesore PS e PD nuk duan te hetohen sepse te dyja marrin financime ne dore dhe nuk i rregjistrojne. Kjo vjen nga biznese ose krimininale ose  biznese qe kane interesa ekonomike jo te ligjshme. Po keshtu dhe partite  e tjera qe jane te vogla, por xhepat plot me euro ne fushate. Ndaj ka nevoje per ndeshkime publike duke bere shembull nje parti politike qe te marrin vesh te tjeret. Pa ndeshkuar nuk mesojne ne Shqiperi!

SHKARKO APP