Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 21 Tetor 2026, 07:40 DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës Eksperti i DGAP, Nikola Xaviereff, analizon protestat në Shqipëri, qëndrimin e Edi Ramës, ndikimin e huaj dhe rolin e BE-së e Gjermanisë. Deutsche Welle:…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Karriget e dialogut
  • PSG-Barcelona
  • Balluku dhe SPAK
  • Seanca e Kuvendit
  • Thirrja e Berishës
  • Gjykata liron protestuesit
  • Ditmir Bushati
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Skandali, gazi helmues nga Kosova te protestat e opozitës në Tiranë

Skandali, gazi helmues nga Kosova te protestat e opozitës në Tiranë

Editorial
E mërkurë, 12 Shkurt 2020 08:08
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aq shumë ka hedhur helm ka hedhur vjet qeveria e Tiranës ndaj qytetarëve që protestonin sa ka zbrazur magazinat dhe është detyruar të marrë borxh në Kosovë. Urojmë që Qeveria e Shqipërisë një “dhuratë” të tillë, edhe pse e ka borxh, të mos u kthejë kurrë qytetarëve të Kosovës!

Policia e Kosovës në një komunikatë publike për mediat pranoi se i ka dhënë borxh Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë gaz lotsjellës për të shtypur protestat e opozitës së bashkuar në Tiranë, sepse, sipas tyre, qeveria shqiptare e kishte mbaruar krejt sasinë e gazit në magazina ndaj mori edhe 500 granata gazi në Prishtinë. Por të gjithë janë ankuar se ishte jo vetëm kriminale përdorimi i gazit, por ai ishte përzier me lendë helmuese kimike.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Gati një vit pas protestave të opozitës opinioni publik është njohur me fakte shokuese për përdorimin e dhunës së Policisë së Shtetit dhe gazit lotsjellës kundër protestuesve të opozitës në Tiranë. Policia e Kosovës në një komunikatë publike për mediat pranoi se i ka dhënë borxh Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë gaz lotsjellës për të shtypur protestat e opozitës së bashkuar në Tiranë, sepse, sipas tyre, qeveria shqiptare e kishte mbaruar krejt sasinë e gazit në magazina dhe mori edhe 500 granata gazi në Prishtinë. Por të gjithë janë ankuar se ishte jo vetëm kriminale përdorimi i gazit, por ai ishte përzier me lendë helmuese kimike. Deklarata e Policisë së Kosovës konfirmon se ka pasur një marrëveshje mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë të drejtuar nga Sandër Lleshaj dhe Ministrisë së Jashtme të Kosovës të drejtuar nga Behgjet Pacolli. Po ashtu, Policia e Kosovës konfirmon se ka marrë dhe lejen e kompanisë që prodhon gaz lotsjellës nëse mund të dërgonte modelin e gazit modern në Shqipëri.

Swiss Digital

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka mohuar të ketë firmosur një marrëveshje të tillë, ndërkohë që dërgimi i 500 granatave me gaz lotsjellës është bërë nga Policia e Kosovës. Por pavarësisht se kush është emri i zyrtarit në Prishtinë që ka firmosur, fakti është se ekziston një dokument i dy shteteve për këtë çështje. Në median e Kosovës është cilësuar skandal firmosja e një marrëveshje të tillë kundër qytetarëve të Shqipërisë. Gjithashtu është cilësuar skandal, pasi ligjet e Kosovës ndalojnë shitjen e armatimeve apo blerjen e tyre. Zyrtarisht bombat tymuese apo gazi lotsjellës që hidhen në protesta quhen armatim ushtarak dhe pala blerëse, sipas kontratës me kompaninë prodhuese, duhet t’i përdorë, por jo t’i shesë. Drejtuesit e institucioneve të Kosovës kanë shkelur ligjin, por me një term mjaft interesant. Në marrëveshje nuk flitet për shitje, por për huazim. Pra, dikush në qeverinë e Kosovës ka ndjerë keqardhje për situatën ku ndodhej Edi Rama me protestat e opozitës dhe i ka dhënë borxh 500 granata. Kjo mund të quhet si “dhurata më helmuese” që qytetarët e Shqipërisë kanë marrë nga Kosova.

Për hir të së vërtetës nuk janë qytetarët e Kosovës që e kanë bërë këtë dhuratë, por duke parë miqësinë e Edi Ramës me Hashim Thaçin duket se janë vetëm pak emra zyrtarësh në shtetin e Kosovës që kanë qenë dakord për “dhuratën” me gaz helmues. Opozita shqiptare nga muaji shkurt deri në qershor 2019 zhvilloi me qindra protesta kombëtare dhe lokale kundër qeverisë “Rama”. Në të gjithë tubimet paqësore të opozitës Policia e Shtetit tejkaloi të drejtën për të reaguar dhe shkeli ligjin duke përdorur gaz lotsjellës kundër qytetarëve. Viktima të gazit që përdoret kundër demonstratave dhe njerëzve të dhunshëm ishin fëmijë, gra, vajza. Madje sulmit me gaz nuk i shpëtuan edhe krerët e opozitës, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Përdorimi i gazit lotsjellës është i lejuar ligjërisht nga Policia e Shtetit, por edhe leja vlen deri në një farë mase. Mjekë dhe specialistë të pavarur që nuk militojnë në radhët e opozitës kanë denoncuar më shumë se një herë përdorimin gati kriminal të lëndëve kimike që përmban gazi lotsjellës. Qindra persona gjatë protestave janë shtruar në spital dhe të tjerë kanë marrë mjekime disa ditore nga pasojat e lëndës helmuese. Dëmi i shkaktuar nga armët që ka përdorur Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit nuk zgjat vetëm disa orë, por sipas specialistëve për personat me probleme të frymëmarrjes dëmet mund të ndjehen edhe kohë më pas. Bilanci i dëmeve që u janë shkaktuar qytetarëve në protesta bëhet edhe më dhimbshëm kur mëson se gazi lot sjellës ishte sjellë nga Kosova.

Faktet e publikuara në Kosovë nxjerrin zbuluar edhe mashtrimin e qeverisë “Rama” dhe ministrave të saj. Kur qytetarët dhe fëmijët helmoheshin me gaz kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm, deklaronin në media se gazi ishte i qeverisë së Sali Berishës që kishte mbetur në magazina, para vitit 2013. Në fakt edhe me lëndët helmuese lotsjellëse qeveria ka gënjyer. Aq shumë ka hedhur helm ndaj qytetarëve që protestonin sa ka zbrazur magazinat dhe është detyruar të marrë borxh në Kosovë. Urojmë që Qeveria e Shqipërisë një dhuratë të tillë, edhe pse e ka borxh, të mos u kthejë kurrë qytetarëve të Kosovës./M. Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës
AKTUALITET Para 11 minutash

DW: Eksperti gjerman kritikon reagimin e Ramës

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 8 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Më të lexuarat

1 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 12 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

2 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 9 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 15 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Nuk ndalon në Tiranë!
Para 11 orësh

Nuk ndalon në Tiranë!

5 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 9 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

6 Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin
19 Tetor 2026, 21:15

Efektivët në frontin e protestës, qeveria miraton menjëherë vendimin për shpërblimin

7 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
19 Tetor 2026, 21:07

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

8 Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime në konvikte
Para 20 orësh

Balla pas mbledhjes së grupit të PS: Të enjten votojmë në Kuvend marrëveshjen për më shumë investime n...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.