Kolegji Zgjedhor vendosi që 19-ta është para 17-ës!

Në gjithë këto vite kemi dëgjuar bëma nga më të ndryshme nga drejtësia shqiptare. Çfarë nuk kemi dëgjuar! Kishim dëgjuar edhe se si një akt notarial në Kavajë i ishte referuar një ligji që do të miratohej dy vite më vonë se sa data e noterimit! Por që edhe të ndryshonin aritmetikën me vendim gjykate, këtë nuk e kishte menduar njeri.

Realisht nuk ka më turp se kjo që ndodhi dje në sistemin e drejtësisë. Drejtësia ka kaluar nga Sali Berisha te Edi Eama, pra asgjë e re nuk po ndodh në reformimin e drejtësisë. Thjesht drejtësia po ndërron padron. Ishte skandaloz fakti që këshilli bashkiak i Tiranës spostoi emrat në listën e këshilltarëve të LSI, duke ia përcaktuar PS-ja se cila duhet të jetë këshilltare e LSI, ndërkohë që vetë forca politike kishte renditur, sipas ligjit, emrin e Lindita Veliasi si numri 17 kurse Genta Mezini si numri 19 në listë.

Çdokush që di aritmerikë e di se numri 19 vjen pas numrit 17! Por kolegji Zgjedhor ka vendosur se 19-ta mbetet para 17-ës. Pra dje Kolegji Zgjedhor përcaktoi se numri 19 duhet të vijë para numrit 17! Dhe për këtë janë lajmëruar gjithë shkencetarët që duhet të ndryshojnë rendin e numërimit. Pra sipas këtij vendimi numri 2, fjala vjen, kryeministri Rama duhet të vijë pas numrit 4 që mund te jetë Ditmir Bushati, numri 3 që do jetë Gramoz Ruçi si kryetar parlamenti mund të jetë pas numrit 11, që mendohet të jetë Elisa Spiropali.

Ajo që ka ndodhur në Kolegjin Zgjedhor në Tiranë nuk ka është vetëm për humor, por edhe si kujë se ku po shkon drejtësia. Me sa duket, dhe ka gjasa, drejtësia po ndërron padron nga ish-kryeministri Berisha te kryeministri Rama. Vettingu duket se u projektua si ndërrim padroni të drejtësisë dhe ky është gabim i madh pasi njërëzit besuan shumë të ky slogan, pra për një drejtësi të pavarur.

Nga dje mësuam se drejtësia mund të ndërrojë edhe renditjen e numrave aritmerikë, siç mundet të  hedh poshtë edhe ligjet e gravitetit.

Nuk është çudi, siç ka një fakt të djeshëm nga prokuroria e Tiranës, ku një person ankohet në prokurori se me kërcënojnë jetën dhe prokuroria i kthen përgjigje se “paraqitu në gjykatë të marrësh dëmshpërblimin pasi ne nuk e gjejmë dot autorin!”.

Mbajeni mend, numri 19 renditet para numrit 17!

S.P.

SHKARKO APP