Sot 1-vjetori i 17 majit, “dashurisë” Rama-Basha

Si sot një vitë më parë, por në mesnatë, Edi Rama dhe Lulzim Basha mbyllen “dashurinë” e parë mes tyre, e cila rezultoi një “pllenim-dështim” për Partinë Demokratike, ku në zgjedhjet e qershorit demokratët e Bashës morën rezultatin më katastrofik të historisë së partisë së tyre.

Pak rikujtesë për ata që kanë harruar si erdhi raporti dashuror politik mes kryeministrit dhe kryetarit të PD. Para datës 17 maji 2017 Lulzim Basha ishte në Çadër, mu para zyrës së kryeministrit Rama dhe përbetohej se “do ta rrëzonte me popull dhe se nuk futej në zgjedhje me këtë kryeministër të krimit e drogës”. Por në darkën e 17 majit, si sot një vit më parë, popullin e kaluan nga Çadra e Lirisë te çadra e shiut opozitar, duke hyrë në qeveri PS-PD, e cila ishte skandaloze dhe pazarbërëse. Atë natë u takuan Basha dhe Rama duke krijuar precendentin e parë të një pazari misterioz, i cili edhe sot nuk dihet realisht se çfarë pazari bënë atë të dy, në atë dhomë fshehur nga bota. Ka ndodhur edhe më parë takim mes PD dhe PS, por ka qenë i hapur dhe pa pazare. Dihet tashmë takimi Majko-Meta-Berisha, në prani të mediave dhe transparentë.

Sot, mbushet 1 vit nga marrëveshja-pazar Basha-Rama.

Demokratët shpresojnë që të mos vazhdojë, fshehur, ky pazar shkatërrues për PD-në dhe demokracinë.

 

 

SHKARKO APP