Spartak Ngjela: Për 6 muaj pezullim të gjyqeve dhe suprimim të krejt gjykatave
Nga Spartak Ngjela.
Cila është reforma në drejtësi dhe si duhet parë ajo? Kjo është pyetja që më është bërë nga shumë të njohur.
Ja shkurtimisht një vështrim substancial:
Pika e parë: moratorium për 6 muaj për pezullimin e të gjitha gjyqeve.
Pika e dyte: Suprimimi i të tre shkallëve të gjykates: Gjykata e Lartë; të gjitha gjykatat e apelit; të gjitha gjykatat e shkallës së parë. Ipso jure: shkarkimi i të gjithë gjyqtareve; të të gjitha shkallëve.
Pika e tretë: Riorganizim i Pushtetit Gjyqësor në Shqiperi; në të tria shkallët, sipas amendimit të kapitullit përkatës të Kushtetutës.
Pika e katërt: miratimi i ligjit të ri për Pushtetin Gjyqësor në Shqipëri, kenformë amendimit kushtetues për këtë çeshtje. Procedura adeguate per emrimi e gjyqtarëve të rinj.
Pika e pestë: Shpallja kushtetuese e gjykimit me juri; sipas procedurave të Gjykatës së Asizit, në ngjashmëri të plotë me Gjykatat e vendeve të Bashkimit European; ku funksionon Gjykata e Asizit.
Këto janë disa nga pikat e doktrines që do paraqes brenda dhjetë ditëve në Universitetin Europian të Tiranës.