Mazhoranca ka planin “B” dhe “C”

Të hënën priten bisedimet e fundit me prezencën e PPE (Partive popullore Europiane) ku bën pjesë edhe PD. Shanset e fundit po luhen për të bindur opozitën për ta futur në zgjedhjet e 18 qershorit. Burime nga selia rozë tregojnë se skenari i opozitës për të bërë rrëmujë dhe përplasje në Kavajë me datë 7 maj do të dështojë. Nuk do përdorë policinë dhe dhunën ligjore, kur një process dhunohet. Portali www.spjv.it ka sqaruar se PS-ja ka në plan që nëse opozita nuk bindet edhe pas negociatave ditën e hënë me PPE në Tiranë, atëhere do të hyjë në punë skenari B, ku do vazhdojnë me shpejtësi raundet e mbetura për zgjedhjen e presidentit të Republikës. Natyrisht do presin opozitën deri në raundin e fundit dhe më pas PS-LSI nuk e zgjedhin. Automatikisht sipas kushtetutës shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare për 45 ditë. Kështu e ka Kushtetuta dhe mbi atë nuk mund të dalë asnjeri. Asnjeri nuk të mbështet në BE dhe në SHBA kur flet Kushtetuta në një rast të tillë.  Më pas Edi Rama jep dorëheqjen me pretekstin se “nuk arritëm ti japim vendit një President” dhe kalohet në një qeveri zgjedhore ku opozita nuk mund të gjejë më pretekst për të mos hyrë në zgjedhje. Finesa e kësaj skeme mbetet se kryeministri nuk ikën se ia kërkon opozita se nuk ka besim, por në respekt të Kushtetutës, sepse nuk arritën të zgjedhin një President.

Nëse opozita nuk hyn përsëri atëhere plani i opozitës për të bërë përleshje dhe thyer kutitë e votimit me datë 7 maj në Kavajë, atëhere del në skenë plani C. Dy ditë para datës 7 maj kandidati i PS-së Klodian Shehi jep dorëheqjen. Zgjedhje pa kandidatë në listë nuk mund të ketë.

Pra nuk zhvillohen zgjedhjet dhe kështu opozita nuk ka pse shkon në Kavajë. PS-ja humbet një palë zgjedhje locale në Kavajë, pasi do shtyhen, porse nuk krijon përplasje me popullin opozitar të thirrur nga Lulzim Basha. Lideri i opozitës ka përsëritur disa herë se zgjedhje me datë 7 maj në Kavajë nuk do lejohen nga opozita e bashkuar, çka e përkthyer në realitetin shqiptar do të thotë përplasje e dhunshme mes opozitës dhe votuesve të majtë. Por kjo është destabilizuese dhe mediat ndërkombëtare e japing lajm të parë. Disa stacione televizive të njohura botërore kanë kërkuar akreditimin për datën 7 maj në Kavajë, pra do të thotë se kanë informacione për përplasje të dhunshme. Natyrisht që edhe kanalet e opozitës kanë punuar në këtë drejtim që të ketë transmetime të mediave të mëdha ndërkombëtare. Përballë kësaj skeme të opozitës për të mos lenë zhvillimin e zgjedhjeve në Kavaje, PS-ja do largojë dy ditë para kandidatin e saj. Natyrisht dhe çdo kandidat tjetër që do vihet, pasi asnjë nuk do jetë nga opozita, por gjoja të pavarur.

Dy skenarët B dhe C janë në tavolinën e mazhorancës. Presidenti zgjidhet nga parlamenti i ri.

SHKARKO APP