Stambolli bëhet me një kishë të re pas 90 vjetëve
Në Stamboll shumë kisha të krishtera në dekadat e fundit janë ristauruar ose rihapur, por nuk është ndërtuar asnjë më shumë. Tani ka ardhur koha që minoritetet e krishtera siriane të ndërtojnë një kishë të re, raportojnë mediet turke.Që prej themelimit të Republikës Turke më 1923, asnjë kishë e re e krishterë nuk ishte lejuar në Turqi. Për të krishterët turq ka tani një lajm të mirë: në pjesën e qytetit të Stambollit, në Lagjen Marmara, do të ndërtohet një kishë e re për minoritetin e krishterë-sirian.
Ndërtimi pritet të nisë muajt e ardhshëm.
Turqia është laike sipas Kushtetutës dhe përfshin të drejtën themelore të lirisë së fesë. Popullsia është 99 për qind e besimit mysliman.
Kritikët e qeverisjes së Rexhep Tajip Erdogan e akuzojnë për tendencën e islamizimit të vendit. Pjesëtarët e pakicave të krishtera në Turqi janë të izoluara dhe janë viktima të dhunës sektare.Pakicës së krishterë siriane në Turqi i përkasin rreth 20.000 njerëz. Ata janë të krishterë ortodoksë e katolikë dhe jetojnë kryesisht në juglindje të vendit.
Sic duket vizita e Papa Franceskut vjet ne Turqi si dhe takimet me komunitetet me te medha fetare te ortodoksise dhe myslimave ka bere qe te ndryshohet edhe mendesia politike e vendit, pasi gjithcka eshte se si te ruhen marredheniet mes komuniteteve fetare dhe nje harmonie perfekte. Shqiperia eshte vendi i vetem ne Bote qe komunitetet fetare si katolike, myslimane, ortodoks e bektashije jetojne si vellezer . Kete e tha Papa ne Tirane gjate vizites historise qe beri vjet ne shtator.
Ne kohen kur radikalet islamike dhe sidomos shteti islamik me ane te ISIS po destabilizojne rajone te tera te botes , por edhe kane futur friken krejt botes, nje akt i tille i bere ne Turqi e ne Stamboll jep nje shenje paqe dhe force solidariteti ne bote mes feve.