Studentët fitojnë betejën në Kolumbi, akordohen 1.42 miliardë dollarë për arsimin e lartë
Kolumbia do të shpenzojë një shtesë prej 4.5 trilionë Pesos ose 1.42 miliardë dollarësh, në arsimin e lartë publik, gjatë mandatit katërvjeçar të presidentit Ivan Duque, vendim ky që erdhi si pasojë e një greve të studentëve, që protestojnë për mungesën e kushteve, prej rreth 10 javësh.
Protestuesit, studentë nga 32 universitete publike, janë ndeshur vazhdimisht me policinë gjatë marshimeve mbarëkombëtare, duke rënduar e bllokuar trafikun dhe transportin publik në qytete anembanë vendit.
Duque mori detyrën në gusht duke u zotuar për të përmirësuar arsimin e lartë, por qeveria ka thënë se ajo përballet me një mungesë të programeve sociale dhe financimit në buxhetin e vitit të ardhshëm.
“Kjo marrëveshje nuk kërkon vetëm forcimin e sistemit arsimor publik, por forcimin e burimeve, pasi universitetet publike do të kenë më shumë se 4.5 trilionë Pesos gjatë këtyre katër viteve”, tha Duque.
Grupet e studentëve nuk kanë hequr dorë nga greva, duke thënë së pari se do të diskutojnë marrëveshjen me anëtarët e tyre. Zyrtarët e universiteteve publike llogarisin se sistemi ka një deficit të akumuluar prej 5.7 miliardë dollarësh midis shpenzimeve operative dhe investimeve.
Shpenzimet e arsimit zënë 16 për qind, ose rreth 13 miliard dollarë, nga buxheti i përgjithshëm kombëtar për 2019.
Po në Shqipëri?!