Studentët, ultimatum 3 ditor Edi Ramës: Ke kohë deri të martën! (FOTO)

Studentët kanë mbyllur ditën e tretë të protestës para Ministrisë së Arsimit për plotësimin e kërkesave të tyre. Tubimi që pati pjesëmarrje si asnjëherë tjetër në Tiranë u zhvillua në të njëjtën kohë me protesta në qytetet e tjera universitare, Elbasan, Durrës, Shkodër, Korçë, etj.

Pas shumë tentativash për negociata, qeveria ende nuk ka plotësuar gjithë kërkesat e studentëve. Ndaj sot studentët kanë i kanë vendosur ultimatum Edi Ramës. Ata kanë deklaruar se Edi Rama dhe qeveria kanë afat deri të martën për të përmbushur kërkesat e tyre. Në të kundërt studentët paralajmërojnë përshkallëzim të protestës.

Gjatë këtyre ditëve studentët do të vijojnë të zhvillojnë protesta. Nesër paradite sërish ata do të mblidhen me mijëra para Ministrisë së Arsimit  dhe do të protestojnë në mënyrë paqësore. Por nëse deri të martën qeveria dhe Edi Rama nuk i kanë plotësuar kërkesat e tyre, protestat do të marrin forma të tjera reagimi.

https://www.facebook.com/PerUniversitetin/videos/409250436282053/

Lexoni edhe…

SHKARKO APP