Supermafia shqiptare

 

Një operacion i masiv i forcave policore ka zbuluar një bazë gjigante të përpunimit dhe trafikut të drogës në Shqipëri. Në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, policia shqiptare në bashkëpunim me Interpol, Europol dhe në veçanti me policinë gjermane kanë arritur të sekuestrojë një sasi rekord kokaine. Janë rreth 121 kilogramë kokainë e pastër dhe rreth 4 tonë përzierës që është kapur në Policia Shqiptare. Në pranga kanë rënë deri mbrëmë vonë 16 persona, mes të cilëve dhe dy shtetas kolumbian dhe një turk. Gjithashtu, policia ka sekuestruar dhe rreth 300 mijë euro që u janë gjetur personave të arrestuar, si dhe disa armë zjarri.

Aksioni i policisë 

Qindra forca policore kanë arritur të zbulojnë  një laborator të përpunimit të lëndëve narkotike në. Mësohet se laboratori ishte vendosur brenda një ish-reparti ushtarak të braktisur në fshatin Labinot-Fushë të rrethit të Elbasanit. Në momentin e aksionit policia ka kapur 8 persona që ndodheshin brenda në labrator. Në pranga kanë rënë: Ermal Hoxha, banues në Tiranë, Saimir Batkum, banues në Tiranë, Gentian Gjonaj, banues në Elbasan, Arjan Dalipi, banues në Elbasan, Ilir Hyseni, Klement Dalipi, banues në Elbasan dhe shtetasit kolumbianë Cesar Avila dhe Ëalser Moreno. Veç drogës, në ish-uzinën e kthyer në bazë drogë, policia ka sekuestruar dhe 10 makina luksoze, 120 telefona celularë dhe disa armë zjarri. Ish-magazinat e ushtrisë përdoreshin nga një kompani për tregtimin e bimëve medicinave. Në aksion ka marrë pjesë një numër i madh efektivësh të forcave speciale të Policisë së Shtetit. Mësohet se puna e policisë së shtetit është koordinuar me Interpol dhe Europol. Janë dashur hetime disa mujore, ku specialistët e Policisë së Shtetit kanë shkëmbyer informacione me drejtuesit e policisë së vendeve fqinje, si dhe vendeve nga dyshohej se vinte origjina e dorës. Në aksionin e djeshëm janë mobilizuar forcat speciale të Ministrisë së Brendshme, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Artan Didi dhe prokurorë të Krimeve të Rënda. Aksioni nuk është përqendruar vetëm në Elbasan, por edhe në qytete të tjera ku dyshohet se kanë pasur lidhje anëtarët e grupit kriminal. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme, aksione janë kryer dhe në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë. 

“OKB-ja” e krimit të organizuar

Aksioni i forcave speciale, forcave të RENEA si dhe agjentëve të antiterrorist pritet të vazhdojë edhe sot. Drejtuesit e Policisë kanë qenë të rezervuar në detajet mbi operonin, por të dhënat e para flasin për një trafik të mirëorganizuar ndërkombëtar të drogës. Droga vinte nga vendet e Amerikës Latine, çka faktohet edhe nga arrestimi i dy shtetasve kolumbianë në Elbasan. Krimi i organizuar duket se nuk ka njohur kufij, duke pasur një rrjet bashkëpunëtorësh nga disa vendeve, njëlloj si të jetë “Organizata e Kombeve të Bashkuara”. Pjesë e trafikut është dhe një shtetas turk, por nën hetim janë dhe persona të tjerë më nënshtetësi të huaj që kanë lidhje me qarkullimin e drogës.  Në lojë duket se kanë qenë shifra të mëdha parash. Sasia prej 121 kilogram kokainë e kapur dje arrin vlerën e mbi 5 milionë eurove. Ndërsa nëse do të përpunohej çmimi i saj i ndarë në doza shkon deri në 10 milionë euro. Kapaciteti i laboratorit të bënë të mendosh se në Elbasan mund të jetë një nga bazat më të mëdha në rajonin e Ballkanit. Në magazinë janë gjetur rreth 3 mijë tonë përzierës. Sipas llogarive, një sasi e tillë përzierësi mund të përdoret për përpunimin e rreth 2 mijë kilogramëve kokainë. Një sasi e tillë droge tregon se Shqipëria ka qenë një nga bazat më të mëdha të trafikut dhe krimit të organizuar në rajon. Droga dyshohet se vinte nga Amerika Latine dhe më pasi përpunohej në Elbasan e transportohej drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Në këtë supërmafie ka emra shqiptarësh, kolumbianë, turq,tamam një “OKB” mafie; bashkëpunim nga Amerikan Latine në Ballkan e më pas në Gjermani e shtete të tjera. Informacionet të besueshme thonë se janë 24 persona të përfshirë në këtë trafik. Operacioni vazhdon për fijet e tjera të rrjetit nëpër Shqipëri e Gjermani.

SHKARKO APP