Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 10:38 1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen Sindikata e pedagogëve kanë dalë në mbështetje të studentëve. Ata janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet akademike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Takim “në prag incidenti” mes kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiç

Editorial
E martë, 15 Qershor 2021 21:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga DW-

Në Bruksel u mbajt një takim mjaft i ashpër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq. Takimi me ndërmjetësimin e BE përfundoi pa kurrfarë dakordimi. Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq tha pas takimi se ky ishte një prej takimeve më të vështira që ka pasur prej fillimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e raporteve mes këtyre dy vendeve. Takimi i përbashkët në Bruksel u mbajt me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Josep Borrell dhe pas konsultimeve në takimet e ndara me delegacionet e Kosovës dhe atij të Serbisë. Por në fund nuk pati asnjë dakordim për asnjë çështje të shtruar sot. “Delegacioni i Prishtinës kërkonte vetëm njohjen e Kosovës dhe asgjë tjetër”, tha Vuçiq, i cili gjatë deklaratës së tij shpesh bënte pauza dhe përpiqej të formulonte mendimet.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Por nga deklarata e tij e më pas edhe e kryeministrit Kurti u pa se bisedimet kanë qenë jo vetëm të pafrytshme, por shpesh metensione, të cilat disa persona të afërt me delegacionet i quajtën madje edhe në “prag incidentesh”. “Ishte mirë që kemi pasur një distancë prej dy metrash”, tha Kurti, në pyetjen a ka pasur ndonjë incident. Në dallim nga Vuçiqi, i cili mendon se kërkesa për njohjen e pavarësisë së Kosovës është një qëndrim ekstrem, Kurti tha se pala kosovare ka qenë shumë konstruktive dhe se “Serbia do të duhej të lirohej nga e kaluara e vet dhe të njohë pavarësinë e Kosovës.”

Belgien Treffen Vucic Kurti in Brüssel

Ne kemi pasur qëndrim konstruktiv, tha kryeministri Kurti, i cili në bisedime ishte bashkë me zëvendësin e tij Besnik Bislimi. “Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme dhe shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjelltë.

Kërkesat e Kurtit

Takimi i radhës do të mbahet në Bruksel më 25 korrik dhe Kurti tha se ka paraqitur katër kërkesa: që gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor të avansojnë CEFTA-n në SEFTA (South-East European Free Trade Agreement) sipas modelit të marrëveshjes që kanë Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Islanda me BE -në; që Kosova dhe Serbia menjëherë nënshkruajnë një marrëveshje të përbashkët paqeje duke u zotuar se nuk do ta sulmojnë njëra-tjetrën; që pas njohjes së ndërsjelltë midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, në të dy vendet të ketë reciprocitet bilateral, përfshirë çështjen e të drejtave dhe të pakicave. Pra, serbët në Kosovë mund të kenë Këshillin e tyre Nacional siç e kanë shqiptarët në Serbi. Dhe që për çështjen e të pagjeturve e të zhdukurve me dhunë, të largohen nga pozita personat që duhen marrë në pyetje për krime, siç janë Veljko Odaloviq, i cili në vitet 1997-1999, ishte “naçelnik i qarkut të Kosovës”, dhe Zoran Angjelkoviq.

Kryeministri i Kosovës tha se për propozimin e tij të parë nuk ka marrë përgjigje të qartë, ndërsa tri propozimet e tjera janë refuzuar.

I pyetur se cili është qëndrimi i tij ndaj kërkesave për themelimin e Asociacionit me shumicë serbe, Kurti tha se Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë marrëveshjen e mëparshme, në 23 pika. Ndërsa edhe populli i Kosovës është kundër një asociacioni njëetnik. Ndërsa në pyetjen e DW nëse Kosova do të ngrejë padi kundër Serbisë për gjenocid, sikurse Kurti ka thënë disa herë në prag të bisedimeve të sotme, kryeministri u përgjigj se ata janë në përgatitje të dokumentacionit dhe se për këtë kanë nevojë për koordinim të mëtutjeshëm.

Hutimi i Vuçiqit

Ndërsa presidenti i Serbisë ishte bukur i hutuar pas takimit. Ai tha se Albin Kurti ka ardhur në Bruksel për të thënë “se nuk do të arrijë marrëveshje për asgjë” dhe se gjatë këtij takimi ka pasur “provokime”, “papërgjegjësi” e “joseriozitet”.

“Sinqerisht nuk di çfarë t’ju them. Nuk kam marrë pjesë në asnjë takim tjetër si ky. Vetë kohëzgjatja e takimit flet për atë se cilat ishin rezultatet e këtij takimi. U pajtuam që në fund të korrikut të vazhdojmë dialogun. Shpresoj se kjo është një gjë e rëndësishme, e cila mund të garantojë paqen dhe stabilitetin, gjithçka tjetër do të ishte e panevojshme për t’u komentuar”, theksoi Vuçiq.

Belgien Albin Kurti, Ministerpräsident vom Kosovo

Megjithatë, Vuçiq vazhdoi më pas se janë tri lajme të rëndësishme nga ky takim: E para se delegacioni shqiptar nuk dëshiron të përmbushë marrëveshjet të cilat i ka nënshkruar dhe nuk do të diskutojnë për Asociacionin e Komunave Serbe. E dyta, kërkesa e tyre që urgjentisht dhe menjëherë të njohim Kosovën e pavarur. Dhe e treta, fakti që ata e quajnë incident dhe provokim pjesëmarrjen e serbëve në një liturgji në Prishtinë. Këto kërkesa, sikur edhe kërkesën që nga delegacioni për kërkimin e të pagjeturve të largohet Velko Odaloviq, Vuçiqi i quajti si “mungesë realiteti, serioziteti dhe përgjegjësie”.

Dialogu do të vazhdojë

Megjithë mosmarrëveshjet e shumta dhe “takimin në prag incidenti”, siç u shprehën disa nga pjesëmarrësit, palët janë dakord për vazhdimin e bisedimeve.

Përfaqësuesit e BE thonë se takimi nuk ka qenë fare i lehtë. “Por me rëndësi është që dialogu ka vazhduar”, theksoi ndërmjetësi Miroslav Lajçak. “Të dy liderët kanë qenë shumë të hapur dhe të drejtpërdrejtë në shprehjen e mendimeve të tyre se çfarë duan dhe çfarë presin nga dialogu. Për BE është me rëndësi që të dy palët e kanë konfirmuar se nuk ka ndonjë rrugë tjetër për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, përveç dialogut”, theksoi Lajçak.

Lajçak tha se të dy palët do të vazhdojnë konsultimet për vazhdimin e procesit të dialogut për normalizimin e përgjithshëm të raporteve dhe se dialogu do të vazhdojë në fund të korrikut. Ndërsa shefi i diplomacisë evropiane ka bërë të ditur para takimit se ai do të vazhdojë konsultimet edhe me partnerët amerikanë për këtë çështje.

Pas takimit me delegacionet e Serbisë dhe Kosovës, ai u takua me presidnetin e SHBA Josep Biden. Shefi i delegacionit serb në bisedime dhe përfaqësuesi i zyrës për Kosovës e Metohi, Petar Petkoviq, në kohën sa po zgjaste takimi doli para gazetarëve serbë dhe tha se ndërkohë ka dhe konsultime të BE-së me SHBA për këtë dialog dhe se pozicioni i Serbisë nuk është i lehtë. Por, siç tha ai, Serbia do të vazhdojë betejën e saj.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
AKTUALITET Para 12 minutash

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS
AKTUALITET Para 16 minutash

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo
SPORTI Para 16 minutash

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 19 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 13 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.