Tani fillon spastrimi në politikë

 

Pas ndryshimit te Kushtetutes per dekriminalizimin  ka reaguar me entuziazem ambasada e SHBA: Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e guximshëm të parlamentit shqiptar për miratimin e ligjit për dekriminalizimi. Ky ligj është më i ashpri në Europë kundër kriminelëve në politikë. Ndërkohë që ky ligj është rezultat i punës së madhe si nga shumica ashtu edhe nga opozita, në fund të fundit ai është një fitore për qytetarët shqiptarë që duan qeverisje të pastër dhe fundin e korrupsionit.

Ndërsa mbetet ende shumë punë për t’u bërë në luftën e Shqipërisë kundër krimit dhe korrupsionit, ky ligj përfaqëson një hap të rëndësishëm për të ulur ndikimin e elementëve kriminalë në vend.”- shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.

Pas ketij veprimi te parlamentit fillon koha per spastrimin e krejt politikaneve dhe zyrtareve te inkriminuar. Ndaj tani fillon puna aktive.

SHKARKO APP