Nesër shikoni Parlamentin! Mos e humbi rastin për ligjin e jashtëzakonshëm

-Opozita dhe shoqëria civile ka bërë thirrje për ditën e enjte (nesër datë 5 korrik)) që të rrethojnë sallën e Kuvendit ku do të votohet me forcën e kartonit projektligji, me urgjencë, për prishjen e Godinës së Teatrit Kombëtar.

Debati i madh në lidhje me prishjen e Godinës së Teatrit Kombëtar ka sjellë që ditën e enjte, më në fund, qeveria do të tentojë të kalojë me forcën e numrave projektligjin për prishjen e Godinës historike të Teatrit Kombëtar. Deri tani ka patur mendime të ndryshme në lidhje me Godinën si simbol i ikonës së artistëve shqiptarë. Shumë prej artistëve janë për riparimin e saj duke e ruajtur si objekt pasi aty është historia shqiptare e teatrit dhe ku aktorët me të shquar shqiptarë kanë luajtur në skenën e këtij Teatri. Një pjesë janë që të prishet dhe të ndërtohet një teatër i ri, por pa prekur tokën e teatrit. Siç ka edhe të tjerë që e duan krejt për kulla ndërtimi pasi fitohen dhjetra milionë euro, në mos më qindra milionë euro ndër vite.

Ndërkohë debati vazhdon dhe nuk ka asnjë emergjencë kombëtare për ta kaluar me shpejtësi këtë projektligj ku do vendoset në thelb që privati do marrë tokë dhe do të ndërtojë kulla biznesi, por edhe një godinë të re teatri. Sherri zien dhe artistët përditë bëjnë protestën e tyre për t’iu dëgjuar zëri dhe për të ruajtur godinën historike. Por edhe qeveria nuk ndalon. Ajo e ka ndarë mendjen për ta rrëzuar godinën. Mesazhin e dha pardje kryeministri Rama kur në inagurimin e një godine të re teatri të gjimnazi Petro Nini Luarasi tha si nëpër dhëmbë se Godina e vjetër do të prishet sapo të kalojë projektligji në Kuvend. Edi Rama e bën një gjë të tillë, nuk don t’i dijë. Ndaj nesër në sallën e Kuvendit projektligji në fjalë do të jetë në tavolinat e deputetëve për t’u votuar. Priten tensione të forta, bile flitet deri në përballje fizike mes deputetëve të opozitës dhe deputetëve të PS-së e ministrave.

“Ka një arrogancë të paparë. Nëse kalon ligji për Teatrin është një çështje alarmi. Jemi para një çmendurie ku ca njerëz nuk njohin kufi për të grabitur. Shembja e Teatrit ndalohet duke përdorur formën e protestës së Kukësit. Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive që mendojnë se paraja është gjithçka. Më përpara nuk ishte çmendur kaq keq dhe kishte edhe konkurse. Si ka mundësi që bëhet një vepër kaq e rëndësishëm dhe nuk ka konkurs. Veliaj është vënë si instrument i Edi Ramës apo si përfaqësues i qytetarëve?”, tha Fatos Lubonja për median.

Ndërsa në emër të LSI-së, Petrit Vasili u shpreh se çështja e Tetarit Kombëtar nuk është debat vetëm për një godinë, por për gjithë sistemin. Ai shtoi se me anë të këtij projekti, Edi Rama dhe qeveria po godasin gjithë shqiptarët. “Projektligji skandaloz është një kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë të gjithëve. Jo vetëm po vidhet prona, jo vetëm po shkatërrohet identiteti, por edhe po denigrohet dhe poshtërohet një komunitet i respektuar siç janë artistët”,- deklaroi Petrit Vasili. Për të gjitha këto arsye, Vasili tha se LSI në seancën e Kuvendit do të kundërshtojë fort kalimin e këtij ligji. Ai gjithashtu u shpreh se LSI solidarizohet me gjithë artistët që kanë dalë në mbrojtje të pronës publike dhe vlerave historike të Teatrit Kombëtar. Po kështu PD-ja me anë të disa deputetëve të selisë blu ka thënë se ai projektligj nuk do të lejohet të kalojë në Kuvend. Selia blu thekson se gjithçka bëhet jo për teatër të ri, por për ti dhënë firmës private, mike e kryeministrit, mijëra metra katrorë tokë mu në mes të Tiranës për të bërë kulla biznesi. Nga ana e tij kryeministri i ka përqeshur dhe ironizuar opozitarët në këtë reagim, bile ka thënë as që ia ndjenë për këtë opozitë.

Te enjten turmat popullore janë thirrur për të mbrojtur Godinën e Teatrit. Artistët në krye dhe shoqëria civile në mes të protestës. Edhe policia do jetë e shumtë.

Mbetet të shikojmë parlamentin, te enjten!

SHKARKO APP