Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 10:38 1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen Sindikata e pedagogëve kanë dalë në mbështetje të studentëve. Ata janë grumbulluar në Korpusin Universitar, aty ku kanë vendosur të mbështesin studentët. Stafet akademike…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Rrjetet sociale
  • Lista e zezë
  • Cristiano Ronaldo
  • Lahuta e Malcis
  • Belinda Balluku
  • Katedralja
  • 735 pedagogë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të jesh grua KRYEMINISTRI!

Editorial
E shtunë, 19 Qershor 2021 06:56
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Herion Mesi-

Linda Rama është bashkëshortja e kryeministrit, por ajo njihet si një ndër specialistet me të zonja në fushën e ekonomisë. Pas marrjes së postit nga Edi Rama, ajo ka preferuar një pozicion me të kujdesshëm dhe pothuaj krejt familjar. Por edhe si aktiviste e të drejtave të grave, në seminare, leksione dhe manifestime për të drejtat e grave.

Mund t'ju interesojë

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

BE kërkon mënyra për ta bërë zgjerimin më të pranueshëm për anëtarët

6 Tetor 2026, 20:19
Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

Eric Wendt, mundësia për të lënë një gjurmë të veçantë në Shqipëri

26 Shtator 2026, 07:04
Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

Berisha hedh dyshimin e madh: A e pagoi Hashim Thaçi projektin për ndryshimin e kufijve?

17 Shtator 2026, 21:20

Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama në një intervistë për Ilva Taren pohoi se ka hequr dorë nga privilegjet, duke refuzuar shërbimet shtetërore për familjen kryeministrore. Sipas saj, statusi i bashkëshortes nuk është gjithnjë i lidhur me privilegjet por mbi të gjitha me identitetin e saj personal dhe profesional.

“Unë që në ditën e parë për të shmangur pikërisht këtë që thatë ju, këtë futjen e hundëve, privilegjet, etj, në ditën NJË të Edit si kryeministër, refuzova të gjithë ekipin e shërbimit që ishte planifikuar të shërbente si më përpara në familjen e kryeministrit. Ne kishim vendosur të jetonim në një shtëpi tonën dhe nuk kishim shkuar në ndonjë rezidencë qeveritare. Kam insistuar që ekipi i shërbimit të familjes së kryeministrit të zhvendosej në Kryeministri pasi kryeministri rri me orë të gjata aty, në punë -tha Linda Rama. Gruaja e kryeministrit shtoi gjithashtu se ajo nuk ka punonjës sigurie dhe se çdo ditë vijon të shoqërojë djalin e saj duke i dhënë vetë makinës.

Në të vertetë një standart pothuaj të tillë, ndonëse ishte kohë tjetër, ka luajtur edhe gruaja e Aleksandër Meksit, ish-kryeministrit të parë të Demokracisë. Bashkëshortja e Meksit, Dhurata, një grua fisnike, nuk preferoi kurrë të ngjitej në grua të zhurmshme kryeministri.

Në emisionin me Ilva Taren, mbrëmë Linda Rama shtoi se “Unë kështu e filloj ditën, në timon dhe Zaho mbrapa. Ne komunikojmë me njëri-tjetrin. Ai tani është rritur, më vëndos muzikën, unë e gjej mundësinë që të flas me të gjëra mbase ndonjëherë dhe të rëndësishme. Kjo është një pjesë e bukur e jetës time dhe mua timoni më ndihmon për këtë gjë; edhe i jap makinës, por edhe Zahos një model që mami është ajo. Edhe Rea, edhe atë e çonin gjyshërit, ndërsa  po unë e çoja nëpër këto kurset e moshës për tu bërë e ditur e kulturuar. Unë dua që Zaho të më mbajë mua mend si shoqëruese të tij të parë në këto largimet nga shtëpia”, tha zonja Rama.

“Gratë në politikë duhet të kapërcejnë meritat personale për t’u ngritur në nivelin e misionit”. Aktivistja e të drejtave të njeriut, njëherazi dhe bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, znj. Linda Rama tha në “Ilva Noë” se gratë përfaqësuese të kabinetit qeveritar dhe ato në politikë duhet të shërbejnë si katalizator i fuqizimit të gruas dhe adresimit të problematikave të tyre, mision i cili sipas saj nuk është mjaftueshëm i shprehur.

“Atyre grave që iu është dhënë mundësia për të qenë në nivelet më të larta, unë nuk i shoh këto gra, aq sa duhet në nivelin e misionit. Ato nuk janë ngritur në nivelin e misionit, ato thjesht përpiqen të performojnë në punën e tyre. Duhet hequr egoja personale, duhet të mendojnë se aty nuk janë se janë më të mirat. Jo, nuk janë më të mirat, ka shumë më të mira, thjesht iu është dhënë mundësia dhe për shkak të pozicionit të burrit,” – tha znj. Rama.

Ajo përmendi si të gëzueshëm faktin se në tabelat botërore ku diskutohen çështjet e barazisë gjinore, Shqipëria është në nivelet më të larta, ndërsa shtoi se do të donte që gratë në politikë t’i njihnin shumë më mirë problematikat e grave në komunitet, diçka që sipas saj nuk është pjesë e vokacionit të tyre.

“Ne kemi të drejtë të pretendojmë, Ilva. Edhe ju si media, edhe unë si pjesë e një aktivizmi civil të hershëm, kam të drejtë të pretendoj dhe unë mendoj, shoqëria ka të drejtë të pretendojë. Po të pyesësh sot gra në komunitete, unë jam e bindur që ato janë shumë të qarta në pretendimet e tyre dhe kjo nuk mund të kalojë pa u konsideruar” , deklaroi znj. Rama. Edhe vetë një aktiviste me eksperiencë e shoqërisë civile, znj. Rama vlerësoi progresin e përfaqësimit të grave në arenën publike shqiptare dhe u shpreh se gratë në vend meritojnë më shumë.

Pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse e sheh si të përshtatshme kohën për një grua në krye të vendit (nënkupto: Presidenti Republike), znj. Rama u përgjigj se kjo kohë ishte tejkaluar dhe madje mund të kishte ardhur shumë vite më parë, që nga fillimi i demokracisë në Shqipëri. Pra la të kuptohej se duhej një grua Presidente.

Ndofta po projektohet një grua për Presidente!

Linda Rama ka zgjedhur pozicionin e kujdesshëm të një bashkëshorteje, por duke mbetur në thelb intelektualja e dikurshme dhe profesore e ekonomisë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen
AKTUALITET Para 11 minutash

1350 pedagogë në mbështetje të studentëve: Rama të japë dorëheqjen

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS
AKTUALITET Para 15 minutash

Zbardhen porositë e Ramës për deputetët në mbledhjen e grupit të PS

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo
SPORTI Para 16 minutash

Forbes publikon listën e lojtarëve më të paguar në botë, udhëheq Cristiano Ronaldo

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)
AKTUALITET Para 18 minutash

“Dialog”, Rama nxjerr karriget e veçanta te Kryeministria (FOTO – VIDEO)

Më të lexuarat

1 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
Para 9 orësh

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

2 Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama
Para 13 orësh

Gjendja e Shqipërisë në këtë pikë, ish-presidenti Topi: Përgjegjësi kryesor është Rama

3 Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve
Para 9 orësh

Media shtetërore gjermane: Policia shqiptare me strategji të re ndaj protestuesve

4 Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni
Para 16 orësh

Peticion për largimin e Ramës dhe ministrit të Brendshëm, prindërit kërkojnë qeveri tranzicioni

5 Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte
Para 13 orësh

Përplasja në oborrin e Katedrales, Kisha Orthodhokse Autoqefale: Vendet e shenjta nuk janë për konflikte

6 Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …
19 Tetor 2026, 06:50

Ku janë drejtuesit e protestës paqësore, Arben Kola, Luçiana Kokaj, Dritan Goxhaj, …

7 Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026
Para 1 ore

Njihuni me horoskopin për ditën e sotme, 20 tetor 2026

8 Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës
Para 13 orësh

Debati për dhu*ën në protestë/ Klosi: Ka rend! Gazetari Sulo: Po i mas*kroni, jemi një hap larg ’97-ës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Lajmet e fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.