Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teatri i ri, si provë për Sali Berishën

Editorial
E enjte, 22 Dhjetor 2022 19:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shkruar nga Armand Shkullaku

Fillimi i punimeve për ngritjen e teatrit të Bjarke Ingels mbi rrënojat e Teatrit Kombëtar, ish vepër e arkitektit italian, Giulio Bertè, e ka vënë opozitën në një provë delikate, për mënyrën se si do të reagojë ndaj këtij akti, që sipas saj është në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Mes zotimit për të mos lejuar ndërtimin e ri dhe mundësisë reale për ta penguar atë, luhet në një fill të hollë gjithë besueshmëria e opozitës  së drejtuar nga Sali Berisha.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protesta!

Protesta!

Para 18 orësh
RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

RENEA zbarkon sërish te Kryeministria…

24 Tetor 2026, 19:00
Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

Këndi i lojërave te Tajvani kthehet në fushëbetejë…

24 Tetor 2026, 17:35

Filozofia mbi të cilën po ringrihet opozita e Berishës, është pikërisht ajo e njehsimit të fjalëve me aktet. Të angazhimeve publike me vendimarrjen që u shkon deri në fund atyre. Duke iu referuar opozitës së Bashës si ilustrim i aksioneve të lëna në mes, i vendimeve të këmbyera me pazare, i kontrastit të thellë mes premtimeve publike dhe veprimeve të dështuara, Berisha e ka shestuar rikthimin e tij mbi parimin e çuarjes deri në fund të kauzave opozitare.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mirëpo, për shkak të kësaj të shkuare dhe dyshimeve se “bashizmi” si model opozitar po mbijeton edhe tek opozita e sotme, kjo e fundit është e dënuar të mos besohet më për fjale por të gjykohet vetëm nga aktet. Premtimet solemne se Teatrin do e mbrojmë me jetët tona, se trau i rrugës së kombit do të vendoset vetëm duke kaluar mbi trupat tanë, se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën, se nuk do lejojmë votime moniste, se do ta rrëzojmë regjimin me protestat tona, et, etj, janë një gur i rëndë që ka çuar teposhtë besimin qytetar tek opozita. Dhe ky gur, pavarësisht kohës së shkurtër të rikthimit të Berishës, peshon fort edhe në qafën e tij.

Partia Demokratike nuk e ka më luksin e marrjes së angazhimeve publike vetëm me deklarata, konferenca shtypi e fjalime të nxehta në Kuvend. Prandaj, një premtim publik për moslejimin e ngritjes së teatrit të ri në vendin ku u shemb i pari, është më mirë të mos merret se sa të lihet në mes. Një gjë e tillë do ta bënte të kotë dhe qesharake opozitën e rithemeluar post Basha.

Sali Berisha tha sot për fillimin e punimeve të pagëzuara nga Rama e Veliaj se “kjo është një sfidë e hapur, jo vetëm për Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit, por për opozitën në radhë të parë”. Pra ai e ka të qartë se gjendet përpara një sfide. Nëse do të shpallë zotimin e opozitës për të penguar këtë projekt, atëherë duhet të llogarisë forcat për t’iu përgjigjur qeverisë me mosbindje civile, ose në të kundërt do ta “dënojë” atë me deklarata dhe padi në gjykata.

Çështja e Teatrit është një rast ku elementët në favor të një aksioni opozitar janë thuajse perfekte. Opinioni publik thuajse në shumicë ka qenë kundër shkatërrimit të një vlere historike dhe pamjet drithëruese të rruspave mbi trupin e godinës 80 vjeçare e rritën revoltën e kryeqytetasve. Organizatat më në zë ndërkombëtare, mediat më të njohura europiane dhe personalitete botërore, e dënuan aktin e dhunshëm e arrogant të qeverisë shqiptare. Gjykata Kushtetuese dhe juristë profesionistë evidentuan një mori shkeljesh që çuan në rrënimin e veprës unike arkitekturore.

Edhe politikisht, nëse opozita do të kishte forcën t’i kundërvihej sot ndërtimit të projektit të Ingels, pengimi i tij do të dëshmonte fuqinë e saj dhe do të ringrinte besimin tek qytetarët në prag të zgjedhjeve për kreun e bashkisë së Tiranës. Një sukses i këtij aksioni, ringjall shpresën se keqja mund të zbythet dhe se regjimi nuk e fiton dot betejën kur njerëzit janë të vendosur ta çojnë deri në fund kauzën e tyre.

Si një rast tipik ku do të mund të provohej forca e mosbindjes civile, Teatri është skena ideale për ta vënë atë në jetë. Por, si çdo sfidë, edhe kjo ka momentin e përllogaritjes së forcave. Dhe për opozitën e Sali Berishës, një përllogaritje e gabuar ka kosto dyfishe. Barrës së dështimit i shtohet edhe ajo e rrënimit përfundimtar të besimit. Lartësimi i mureve të teatrit të ri, do të ishte simboli i pafuqisë së vjetër.

Prandaj Berisha sot, duke folur për teatrin ishte në kufijtë e shpalljes së aksionit opozitar dhe paralajmërimit. “Paralajmëroj Erion Veliajn se me këtë akt ai po nxit me të gjithë forcën, përplasjen me qytetarët. Ai është një kukull e Edi Ramës, por do përgjigjet për këtë akt… Populli opozitar nuk do e pranojë kurrë atë projekt. Populli opozitar do bëjë gjithçka për zbatimin e drejtë të vendimit të Kushtetueses”, deklaroi Berisha duke e matur angazhimin për ndonjë aksion konkret.

Dhe në këtë provë delikate, ndonëse me çmim të lartë, do të ishte më mirë llogaria se sa deklarata të tipit këto mure do të ngrihen vetëm mbi trupat tanë. Opozitës nuk i lejohet më të premtojë beteja të tilla, nëse nuk ka këllqe t’i çojë deri në fund. “Beteja sapo ka filluar”, e ka tashmë të drejtën e autorit

Etiketat e lidhura

Armand ShkullakuDaniel MuçakuSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 5 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 6 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 6 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 11 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 6 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 9 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 5 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.