Terrorizmi,ushtria shqiptare kalon në gatishmëri

 

 

Sulmet terroriste në Paris një javë më parë dhe në Bosnjë, ditët e fundit, kanë bërë që Shqipëria të rrisë nivelin e sigurisë. Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) ka kaluar në gatishmëri të lartë prej një jave. Ndërkohë edhe forcat speciale të ushtrisë kanë kaluar në gatishmëri për çdo situatë emergjente. Mësohet se repartet speciale të anti-terror si dhe shërbimet sekrete të ushtrisë prej mbrëmjes së djeshme ndodhen në gatishmëri të lartë. Urdhri është dhënë nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura për përgatitjen e trupave për të dalë në terren nëse do të ketë rrezik potencial për sulme në territorin e vendit. Urdhëri është dhënë që të qëllohet pa paralajmërim ndaj tyre nëse ka situata terrori.

Ndërkohë dje u zhvillua mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nën drejtimin e Presidentit të Republikës i cili është dhe Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Të pranishëm në takim ishin Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Saimir Tahi, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Jeronim Baze, kreu i SHISH, Visho Ajazi Lika dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organi më i lartë për sigurinë e vendit. Sipas ligjit, mbledhja e tij është zhvilluar me dyer të mbyllura ku të gjithë përfaqësuesit e institucioneve kanë raportuar para Presidentit lidhur me situatën më të fundit në vend dhe rreziqet që mund të kanosen nga terrorizmi. Në takim janë dhënë dhe rekomandime konkrete lidhur me masat që duhet të merren nga institucionet e sigurisë.

Burime të rezervuara bëjnë të ditur se rritja e nivelit të sigurisë në vend ka ardhur pas informacioneve që shërbimet inteligjente partnere të Shqipërisë kanë dorëzuar në institucionet shqiptare. Një ditë pas sulmeve në Paris, një video e shpërndarë në internet nga militantët e Shtetit Islamik njoftonte se pas Parisit është radha e Romës, Tiranës dhe Moskës. Ndërkohë shërbimet inteligjente kanë pasur informacione se Shqipëria rrezikohet për shkak të celulave të ISIS që mund të jenë të vendosura më parë në Ballkan, por edhe nga shqiptarë që kanë qenë në Siri si pjesë e Shtetit Islamik. Një raport konfidencial i shërbimeve inteligjente vlerësonte se disa celula të ISIS janë aktive në Bosnjë dhe dyshohet se mund të kenë lidhje me elementë në Kosovë dhe në Shqipëri. Disa xhami janë vënë nën survejim të plotë nga agjentë sekretë. Shërbimet e huaja kanë ofruar emrat e disa shqiptarëve si kontigjentëqë po lëvizin për të bërë akte terroristë. Më pas janë interceptuar nga sherbimet e sigurië se tre grupime islamike në Shqipëri, ku ndodhen edhe pesë persona të lidhur me miqtë e tyre në Siri, kanë filluar të komunikojnë me kode, por fatmirësisht janë kapur nga shërbimet intelegjente.

Këto informacione bënë që katër ditë më parë Policia e Shtetit të kalonte në gatishmëri maksimale në gjithë vendin. Forcat të njësive speciale të policisë kanë nisur patrullimet në akset kryesore të qyteteve. Ndërkohë që vëmendja është përqendruar në zonat ku ka lëvizje më të madhe qytetarësh, si shkolla, universitete, qendra tregtare dhe institucione shtetërore.

Polica e Shtetit ka në duar një listë të personave që cilësohen si individë me potencial ekstremistë. Në krye të listës janë personat që janë kthyer nga luftimet në Siri gjatë viteve të fundit dhe që janë nën vëzhgim të rreptë 24 orë nga forcat e rendit. Pjesa tjetër e individëve nën vëzhgim janë persona që kanë frekuentuar disa nga xhamitë ku imamët bënin thirrje për xhihad dhe mbështesnin veprimtarinë e ekstremistëve në Siri. Gjithashtu, nën vëzhgim janë dhe shumë persona për të cilët ka të dhëna se kanë qenë në kontakte të vazhdueshme me elementët e cilësuar si të rrezikshëm.

Gjatë dy ditëve të fundit Policia e Tiranës ka shtuar kontaktet dhe me homologët e tyre në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi. Mësohet se mes autoriteteve policore është bërë shkëmbimi i informacioneve për lëvizjen e personave që janë nën mbikëqyrje. Në pikat kufitare me këto tre vende janë shtuar ndjeshëm kontrollet e udhëtarëve si dhe janë vendosur forca speciale për të ndërhyrë në çdo rast që paraqet rrezikshmëri.

Në zonat ku rrijnë e strehohen përsonat e rrezikshëm janë futur në shërbim agjentët e fshehtë , të cilët janë të pajisur me gjithë mjetet e përgjimit online me SHISH dhe Policinë e Shtetit. Brenda këtyre grupimeve janë infiltruar edhe persona si gjoja shumë ekstremistë për të humbur gjurmët , të cilët janë përgatitur edhe për të ndërhyrë me forcat speciale. Telefona, linja interneti, email, sms, ëhatsapp, viber, line, etj nga ku këto persona kontaktojnë me njeri tjetrin , pra janë nën përgjim. Shoqëritë e internetit dhe mobile janë urdhëruar që të hapin sherbimin e kontrollit dhe përgjimit nga specialistët e antikrimit.

   

 

 

SHKARKO APP