Thirrja e Lubonjës: Mblidhuni të gjithë kundër Edi Ramës!

-Opozita, apel protestuesve: Rrethoni Kryeministrinë dhe Edi Ramën. Nuk ka zgjidhje tjetër! Ndërkohë policia merr masa drastike për të mos lejuar asnjë grumbullim. Kryeministri ka deklaruar se nuk  don t’ia dijë për këto protesta.

-“Nëse nuk bashkohemi do të na hanë, kështu siç e kanë nisur, një nga një. Të bashkohemi të gjithë bashkë këtu; të bashkohemi për Teatrin Kombëtar, për Shkozën, për banorët e Unazës së Re dhe kudo ku ka projekte korruptive që kërcënojnë qytetarët”,- u shpreh intelektuali kurajoz Fatos Lubonja.

Protesta e banorëve të “Astir” nga një tubim i veçuar është kthyer në ngjarjen më të rëndësishme sociale dhe politike në vend. Në ditën e 31-të të protestës, qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblim të plotë për shtëpitë që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Re, veç deputetëve të opozitës, iu janë bashkuar dhe përfaqësues të njohur të shoqërisë civile. Publicisti Fatos Lubonja ishte dje mes protestuesve duke shprehur hapur mbështetjen për kauzën e tyre. Në shenjë solidariteti me kërkesat e qytetarëve, Lubonja veshi gjatë protestës jelekun portokalli, të cilët janë kthyer në simbolin e reagimit të protestuesve.

Një kopje simbolit të protestës së francezvë në Paris të cilët detyruan Presidentin Macron të tërhiqet nga rritja e çmimit të karburantit me pak qindarka.

Mbrëmë duke folur në protestë, intelektuali i shquar Fatos Lubonja deklaroi se reagimi i qytetarëve që kërkojnë dëmshpërblim për një pronë e cila po u merret nga shteti, tashmë nuk është një problem që u përket vetëm disa banorëve që preken të zona e “Astir”.  Ai tha se ajo që po ndodh këto ditë me projektin korruptiv të Unazës së Re është diçka shumë më e madhe që kërkon një reagim të gjithë qytetarëve. Nga sheshi i protestës, publicisti i njohur u bëri thirrje gjithë qytetarëve të Tiranës që të marrin pjesë në protestë, pasi kjo është mënyra e vetme për të frenuar atë që e cilësoi si një qeveri të korruptuar dhe të dëmshme për vendin. “Protesta nuk është çështje vetëm e Astir-it, por e të gjithë shqiptarëve. Këtu duhet të jemi të gjithë për këtë. Unë kam ardhur si qytetar dhe u bëj thirrje të gjithë qytetarëve në Tiranë e kudo në Shqipëri, se kjo është një çështje e rëndësishme. Kurajoja e protestuesve është nxitje për rezistencë edhe nga e keqja që e ka kapur vendin. Qëndresa e tyre është dhe një mesazh për ne, ndaj duhet t’i mbështesim”,- deklaroi Fatos Lubonja në protestën e “Astir”. Lubonja u shpreh se nëse qytetarët nuk bashkohen, qeveria e ka shumë më të lehtë për të vazhduar me projekte korruptive. “Nëse nuk bashkohemi do të na hanë, kështu siç e kanë nisur, një nga një. Të bashkohemi të gjithë bashkë këtu, të bashkohemi për Teatrin Kombëtar, për Shkozën dhe kudo ku ka projekte korruptive që kërcënojnë qytetarët”,- u shpreh Fatos Lubonja.

Apeli i publicistit të njohur vjen në kohën kur qeveria duket e vendosur t’i shkojë deri në fund projektit për shembjen e banesave pa dhënë dëmshpërblim të plotë. Aq me tepër në një tender me 40 milionë euro për 2 kilometra rrugë, një korrupsion gjigand mu në mes të Tiranës.  Por harta e banesave që do shemben është zgjeruar dhe me ato të zonës së Shkozës dhe Laprakës. Dje fadromat e Autoritetit Rrugor Shqiptar mbërritën në Shkozë dhe në Laprakë. Edhe në këto dy zona, forcat e policisë janë ndeshur me reagimin e banorëve që kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga qeveria. Hapja e tre vatrave të prishjeve të ndërtimeve ka krijuar dhe tre zona ku kanë nisur protesta në kryeqytet. Vendosmëria e qeverisë për të prishur banesat, pavarësisht reagimit, ka krijuar më shumë irritim në radhët e qytetarëve. Dje në Shkozë, banorët deklaruan se do të kishte përplasje të ashpra me policinë nëse tentonin të shkatërronin banesat. Ndërkohë protesta që banorëve që ka si qëllim shkaqe sociale është kthyer në një kauzë të vërtetë politike nga opozita. Deputetët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste, veç dëmshpërblimeve, kanë denoncuar kostot e larta të projektit të Unazës së Re, të cilat sipas tyre fshehin korrupsioni më të madh që është bërë ndonjëherë me tenderat publikë. 40 milionë euro për 2 km rrugë plus dhe 8 milionë euro TVSH, duke shkuar në 48 milionë euro kjo rrugë të Unaza, sipas opozitës, tregon se kjo është një vjedhje e hapur dhe arrogante.

Në situatën kur qeveria nuk tërhiqet dhe numri i qytetarëve që humbasin shtëpitë shtohet çdo ditë, opozita ka kërkuar që protestat të mos zhvillohen më në lagjet e Tiranës, por në sheshin kryesor para Kryeministrisë. Deputeti demokrat Aldo Bumçi, i pranishëm në protestën e Shkozës, deklaroi se me këtë kryeministër dhe këtë qeveri nuk ka zgjidhje tjetër veç protestave për ta detyruar të heq dorë nga projekti korruptiv dhe të përgjigjet para drejtësisë. Bumçi tha se banorët nuk mund të trajtohen si kafshë nga shteti i tyre ndaj duhet të reagojnë. “Zgjidhja është të rrethojmë Edi Ramën dhe Kryeministrinë. Nuk mund të vazhdohet më kështu”, tha deputeti i PD para protestuesve. Qëndrimi i qeverisë ndaj protestave dhe sulmet ndaj protestuesve duket se po e bëjnë të pashmangshme kthimin e tubimeve në lëvizje mbarëpopullore.

Nga Unaza e Re, Shkoza, Lapraka dhe pikat e tjera ku qeveria e ka ndarë mendjen ti nxjerrë përjashta, grumbullimet do të bëhen para kryeministrisë, thonë në selitë e PD dhe LSI.

Shembulli francez është i freskët, ndaj këto ditë priten protestat para kryeministrisë.

SHKARKO APP