Tirana digjej, ministrja Balluku….! Qeveria jep fshehur qindra milionë euro duke shfrytëzuar kaosin në kryeqytet

Kur Tirana, Durrësi dhe Shkodra ishin në protestë, qeveria me djallëzi dhe në hije korrupsioni zhvillonte tenderin qindra milionë euro për tunelin e Llogarasë.

Duke shfrytëzuar kaosin në kryeqytet e kur protesta po ziejnë nëpër Shqipëri, qeveria nxiton të jap koncensione për miqtë e saj.

Eshtë folur dhe shkruar se ai tender ka vlera të jashtëzakonshme mbi realitetin e gjërave, por u gjet dita e djeshme, e shtunë 12 dhjetor, në kohën kur Tirana ishte në gaz lotsjellës, që të zhvillohej tenderimi.

Pra kur askush nuk e kishte mendjen te tenderimi, por te rinia e cila arrestohej apo minorenët që rriheshin nga policia.

Edhe në kohë pandemie, kur po vdesin njerëz nga Covid-19, kur biznesi po falimenton dhe shqiptarët e thjeshtë mezi shtyjnë ditët nga hallet ekonomike, qeveria vazhdon serinë e koncensioneve. Duke parë se po vjen 25 prilli, kur Rilindja e Ramës do pësojë një humbje katastrofike, ministrat me urdhërin e kryeministrit po nxitojnë të japin gjithçka me PPP, koncensione, tenderime, fshatra turistikë, privatizime, duke e përlarë buxhetin e shtetit.

Një detaj i tillë është risjellë në vëmendje edhe nga ekonomisti Pano Soko i cili shkruan se këto janë dy Shqipëritë në një ekran.

Postimi i plotë: Shikojeni me kujdes këtë foto. Këtu janë dy Shqipëritë në një ekran.

Shqipëria e parë, është ajo e konçesionit të tunelit të Llogarasë, që do t’i shtohet gjerdanit të konçesioneve në këto kohë pandemie, kur vendet e punës po mbyllen, kur lekët kanë mbaruar dhe shteti i ka lënë njerëzit me gisht në gojë, as ndihmë, asgjë.

Dhe Shqipëria e dytë e atyre që do të paguajnë për konçesionin e tunelit të Llogarasë, dhe do të paguajnë në këto kohë pandemie, kur vendet e punës po mbyllen, kur lekët kanë mbaruar dhe shteti i ka lënë njerëzit me gisht në gojë.

Të parët do ta përdorin tunelin, të dytët thjesht do ta paguajnë. Kalimi aty do të jetë me pagesë. Të parët ia dalin ta paguajnë kalimin, të dytët jo.

Dhe ironia qëndron në momentin kur këta të parët pyesin të habitur:

“Ore ça kanë këta të dytët që janë kaq të zemëruar, kaq të revoltuar dhe po çohen e prishin e shkatërrojnë? Ne s’kemi bërë ndonjë gjë të keqe. Duhet t’i kenë paguar për ta bërë, se s’kanë asnjë arsye pse të revoltohen. Nuk shpjegohet ndryshe..” Këta s’kanë kuptuar asgjë nga e gjithë kjo që po ndodh…

SHKARKO APP