“Titaniku” 2014

Trageti “Norman Atlantic” i nisur nga Greqia dy ditë më parë drejt Italisë, nuk e përfundoi udhëtimin e tij,siç e kishin endërruar ato që do lundronin.Në orën 4 e 30 të mëngjesit të së dielës, një zjarr i shpërthyer në garazhin e tij ka bërë që historia të përsëritet gati njëlloj si Titanik 1912.  Para 102 vitesh “Titaniku” u fundos duke marrë qindra e qindra jetë njërëzish, kurse “Titaniku 2014” në bord kishte 478 persona, mes tyre ndodheshin edhe 33 shqiptarë. Dhe ku vdiqën 8 veta sipas njoftimeve zyrtare, ndonëse thuhet edhe për 38 të zhdukur. Por atë që kanë përjetuar 478 “banorët” e “Titanik 2014” është e pa imagjinueshme ta thuash me fjalë. Në mes detit dhe të digjesh nga zjarri kjo as në filma nuk mund të realizohet. Një tmerr të vertetë kanë përjetuar: të ishe duke u djegur e para të kishe dallgën e madhe që të gëlltiste, të shikoje anijet rrotull e të mos të të merrnin dot për shkak të përplasjes mes anijeve, të shikoje helikopterët mbi krye e të mos hypje; tmerr ! Por , dikur nga mesdita e djeshme ka filluar operacioni për ti shpëtuar dhe falë ndihmës, por edhe fatit, shpëtuan. Lutja shkon për ato që humbën jetët e tyre.

Deri në mesnatë numërohen 8 viktima,1 grua dhe 7 burra, por numri  dyshohet të jetë më i madh. Autoritetet greke dhe italiane kanë dyshime të forta se nga ekuipazhi i anijes rezultojnë edhe 38 persona të humbur. Nuk dihet fati i këtyre të fundit, ndërkohë që operacioni i shpëtimit nuk ka përfunduar ende. Në orën 16:00 nga anija janë evakuar të gjithë pasagjerët, përfshi dhe ekuipazhin dhe komandantin e saj.

Ndërsa makthi i flakëve dhe njerëzve që rrezikon të digjeshin dhe mbyteshin në anije ka mbaruar, ngjarja po shoqërohet nga misteri dhe paqartësitë e shifrave. Në anijen “Norman Atlantic” u shpëtuan 427 persona mes të cilëve dhe 56 anëtarët e ekuipazhit. Së bashku me tetë personat që humbën jetën numri total i pasagjerëve shkon 435. Ndërkohë në bord kanë qenë gjithsej 478 persona. Pra numri i të humburve duhet të jetë 25. Por burime nga marina greke dhe ajo italiane, thonë për mediat se të zhdukurit janë 38. Shifrat bëhen edhe më kaotike pas disa fakteve të fundit. Disa nga personat që janë shpëtuar nuk korrespondojnë me emrat e personave që janë në listë. Autoritetet greke thonë se do të bëjnë dhe një hetim tjetër për emrat në portin nga ku nisi udhëtimi.

Për 37 orë marina dhe forcat ushtarake të tre shteteve, Italisë, Greqisë dhe Shqipërisë u përfshinë në një operacion humanitar masiv duke shmangur humbjen e njerëzve të tjerë. Flakët në anije dhe kushtet e këqija atmosferike, me dallgë nga 7-8 ballë e kanë bërë të pamundur një evakuim më të shpejtë të gjithë pasagjerëve. Orët e tmerrit të pasagjerëve në anije kanë qenë të papërshkrueshme. Në deklaratat që kanë dhënë shprehen se kanë qenë mes ferrit të flakëve dhe acarit të temperaturave të ulëta. Pavarësisht përfshirjes masive të shumë forcave në operacion, mangësitë nuk kanë munguar. Vetë pasagjerët e shpëtuar thonë se ndihma e parë ka ardhur me shumë vonesë. Hetimet e para për shkaqet e aksidentit kanë hedhur për diskutim dhe pista të tjera. Prokuroria e Barit në Itali ka nisur hetimin për “vrasje të qëllimshme”. Sipas hetuesve, ka dyshime se zjarri në hangarin e tragetit ka qenë i qëllimshëm. Ndërsa në mediat e vendeve fqinje ka pasur aludime dhe për një akt terrorist.

Ndërsa mediat nxjerrin në pah se shumë gjëra nuk kanë funksionuar siç duhet në kontrollin e anijeve, si në Greqi, ashtu dhe në Itali, ky rast duhet të shërbejë dhe si një këmbën alarmi dhe për në  Shqipëri. Italia dhe Greqia janë dy vende me flota detare dhe me struktura të posaçme për aksidente të tilla, megjithatë jo çdo gjë shkoi mirë. Po në Shqipëri? Sa garanci kanë linjat e trageteve? Si bëhet kontrolli i tyre dhe kush i monitoron kushtet e udhëtimit të mija shqiptarëve çdo ditë? A duhet që pas kësaj ndodhi kontrolli të jetë i rreptë, bile drastik, pasi janë jetë njërëzish që udhëtojnë në det të hapur ?

“Titanik 1912” humbi në thellesinë e Oqeanit, duke u bërë film më vonë, ndërsa “Titanik 2014” u dogj në ujë, sa duket si një film që nuk mund të realizohet. Të digjesh i gjallë mbi ujë ! Kjo është e pa imagjinueshme.

SHKARKO APP