Tom Doshi kërcënon

 

Dje deputeti socialist Tom Doshi bëri  dje disa akuza të forta, bile shumë të rënda kundër kryeministrit Rama. Dhe ishin akuza në media e jo në grupin parlamentar apo në kafe. Shumica e njërëzve janë njohur nga mediat televizive se çfarë deklaroi deputeti shkodran Doshi. Në thelb ai kërcënoi për “tronditje themelesh të qeverisë dhe për mosmirënjohje e bukëshkalë të Edi Ramës”. Dhe la të kuptohet se po fola me tepër do të jetë fundi i Edi Ramës. Duke njohur deputetin Doshi që mbetet një njeri me tipare malësore e që nuk e bën dysh fjalën, kur e ndan mendjen, si dhe duke ditur se ai ishte që tronditi Berishën dhe Topallin në Shkodër, natyrisht bashkë edhe me deputetin tjetër Paulin Sterkaj, duket se deputeti shkodran di shumë e shumë gjëra për PS e sidomos për Edi Ramën. Fakti që edhe në parlament bëri disa gjeste me duar, siç edhe e ka transmetuar Ora Neës, të cilat ishin kërcënim ndaj kryeministrit të bën të kuptosh se sekrete të mëdha mban brenda vetes Tom Doshi. Nuk ka se si të jetë ndryshe, pasi ai vetë foli e kërcënoi me gojën e tij dhe nuk iu dridh syri. Është paksa e vështirë dhe kurajoze në ekstrem të kërcënosh në atë mënyrë kryeministrin, përveçse në rastin kur di shumë gjëra, të cilat po dolën në publik, shokojnë publikun. Nëse do të ishte bllof i deputetit Doshi do të kishte reaguar mënjëherë kryeministri Rama ose duke e thirrur urgjent në takim ose duhej të kishte mbledhur grupin parlamentar të PS për të ndëshkuar deputetin që kërcënoi publikisht. E themi këtë se e gjithë lufta e opozitës nga 23 qershori i fitores e deri dje kundrejt Kryeministrit Rama nuk kishte atë efekt dhe dërmim publik sa ajo që bëri me pak fjalë deputeti Doshi. Edhe negociatat e mesditës dhe të mbremshme nga Koço Koëdhima dhe Taulant Balla, të cilët njihen prej publikut si miqtë besnikë të Edi Ramës, për të drekuar dhe qetësuar hovin e deputetit Doshi, natyrisht me porosi të kryeministrit, tregojnë se Tom Doshi nuk ka shpërthyer kot; duhet të dijë shumë gjëra të rrezikshme. Dhe besoj,se nuk gënjen apo bën presion në ajër Doshi, pasi njihet se ka patur shumë miqësi e bashkëpunim me Edi Ramën.

A do të flasë Tom Doshi ato çka di apo bëri presionin dhe nxori dhëmbët kundrejt kryeministrit kjo mbetet për t’u parë, se është ende herët për të parë se deri ku do të shkojë dueli Doshi-Rama. Nëse Edi Rama nuk do të kishte asnjë “gjynah” apo ishte i bindur se deputeti shkodran nuk ka se çfarë të thotë kundër tij, kurdo e kudo, atëhere e pakta mund të ishte që do të kishte folur fortë edhe ai dhe bile do të kishte marrë masa kundrejt deputetit që e shkatërroi dje publikisht me një kërcënim, të rrallë e të paparë ndonjëherë në kampin e PS. Aq me tepër se kryeministri si pushtet është fuqiplotë ndaj kujto që kalon pragun e cakun e sulmit, kur flitet se nuk është përzier në probleme që rrezikojnë karrierën politike të tij apo prestigjin e mazhorancës. Por Toma duhet të dijë shumë gjëra. Nuk është tip që kërcënon kot apo bën presion pa patur gjë në “kasafortë”. Por a do të flasë deputeti apo me kaq ishte hakmarrja e tij kundrejt “bukëshkelësit” Edi Rama? Çfarë bisedash janë bërë dje dhe mbrëmë mes deputetit shkodran dhe negociatorëve të Ramës? A do t’ia harrojë Rama atë sulm të djeshëm apo do të bëjë sikur e harroj sa të kalojë zgjedhjet vendore e më pas po planifikon spostimin e përjashtimin e Doshit nga PS? A po luhet ndonjë plan që Doshi me disa deputetë që ka miq të krijojë grup të ri parlamentar dhe të jetë i lirë nga Rama dhe të tjerët? A do t’i prishë punë Edi Ramës në Shkodër, e jo vetëm aty, deputeti në këto zgjedhje vendore, duke ditur se ,siç thuhet ka harxhuar shumë lekë nga vetja për fitoren e PS-së në Veri? Apo Edi Rama kërkon qetësi momentale dhe po planifikon që me disa deputetë të tjerë veriorë ta spostojë Doshin, qoftë edhe në mënyrat që njeh përplasje? Apo Edi Rama do të sakrifikojë ndonjë ministër që deputeti nuk e sheh dot me sy që të bëjë kompromis me të, duke e kaluar pa zhurmë të mëtejshme, sepse përplasja me Doshin do të jetë shumë e rrezikshme? Apo Kryeministri do të shkarkojë ose ti kërkojë dorëheqjen një drejtoreshe të përgjithshme , të cilën e kritikoi deputeti? Pse hesht Edi Rama,pasi ajo çka deklaroi deputeti, është shumë e rëndë,bile denigruese? Nëse kryeministri hesht do të na denigrohet si drejtues dhe kot që rri në atë detyrë, sepse ajo e djeshme ishte e pa dëgjuar në politikë.

 Janë shumë pikëpyetje që kanë lindur nga dje, porse dihet se në grupin parlamentar të PS-së nuk ka më qetësi, si dikur kur kryeministri drejtonte me dorë të fortë. Pas ditës së djeshme nuk duket se Rama i zotëron të gjithë në PS, aq me tepër duke ditur se deputeti shkodran do të shkojë në mbledhjet e grupit parlamentar të PS-së, pa e çarë kokën për njeri dhe tashmë më i fortë se kurrë.

Pyetja shtrohet publike :Çfarë di gjë të tmerrshme Tom Doshi për Edi Ramën, pasi kryeministri po kërkon pakt heshtje dhe kompromis?

Publikut duhet ti rrëfehen të dy, edhe Tom Doshi çka di dhe Rama nëse nuk ka se çfarë të thotë për të deputeti socialist.Pazare klubesh nuk mund të ketë, edhe me Kokëdhimën,pasi flitet për drejtuesin e Shtetit. Tashmë duhet publikisht të flasin.

SHKARKO APP