Topalli, Patozi, Bode, Imami, Ruli, Mustafaj, etj vendosin krijimin e partisë

Jozefina Topalli dje doli publikisht hapur dhe pa asnjë hezitim se nuk besohet më te Lulzim Basha se mund te jetë drejtues i një partie të djathtë, PD-së se cilën ia dhuroi vetë ish-lideri Sali Berisha. Ajo nuk la asnjë shteg hamëndje se mundet, siç ka lëshuar në eter Berisha, që të bashkëpunohet me Lulzim Bashën. Jozefina Topalli la hapur krijimin e një formacioni të ri politik, që do jetë sipas saj një PD e re si formacion, por në thelb si PD-ja e vjetër e themeluar në dhjetor 1990. Një PD e djathtë, theksoi ajo, pasi Lulzim Basha dhe PD-ja që ai drejton (përfshirë edhe Berishën sot brenda) janë kthyer në një parti që bashkëpunon me PS dhe Edi Ramën.

Ndërkohë nuk kanë vonuar sot dy ish-drejtues të tjerë Ridvan Bode dhe Astrit Patozi, i pari ish-sekretar i përgjithshëm dhe i dyti ish-kryetar i grupit parlamentar të PD-së së kohës te Saliut, kanë filluar takimet në bazën demokrate. Astrit Patozi dhe Ridvan Bode, dy prej themeltarëve të Lëvizjes për Ringritjen e PD-së nisen një komunikim të ri me bazën e djathtë. Takimin e tyre të parë ata e kanë mbajtur në Juglindje të vendit, Korçë, Pogradec e Devoll, zona ku Bode ka marrë disa herë mandatin e deputetit. Po kështu Arben Imami, ish-bashkëthemelues i PD-së, flet për një grupim urgjent, sepe nuk ka më parti të djathtë. Edhe Genc Ruli si ish-bashkëthemelues. Edhe Besnik Mustafaj, ish-drejtues i PD-së.Janë të gjithë figurat kryesore të së djathtës e në veçanti të PD historike, të cilët vendosen për grupim politik kundër PS dhe kryeministrit Rama si strategji, por edhe larg PD-së së Lulzim Bashës, e cila po bjerret përditë në elektorat. Të gjithë këto ikona e ndjejnë se nuk ecet më të copëtuar dhe me inatin brenda vetes kundrejt Bashës, por jo të bashkuar. Pra një numër i madh figurash dhe intelektualësh të djathtë, të cilët nga fjalët dhe lëshimet e pasthirmave rënkuese, po kalojnë në organizim konkret dhe serioz. Drejt një partie tjetër, ndryshe nga kjo e Bashës, por një PD si dikur në vlera e kurajoze. Mbi të gjitha e djathtë dhe kundër kryeministrit Rama.

Në një status në faqen e tij në Facebook, pas këtyre takimeve, Patozi shkruan se Lulzim Basha nuk mund të pritet më, pasi ai e hodhi poshtë platformën politike që iu propozua.

STATUSI I ASTRIT PATOZIT:

NUK KEMI Ç’I PRESIM MË LULZIM BASHËS

(Pas takimeve me demokratët e Korçës, Pogradecit dhe Devollit)

Fati i Partisë Demokratike dhe e ardhmja e opozitës në përgjithësi, në kushtet e një qeverisje të korruptuar dhe arrogante, ishin në qendër të takimeve me përfaqësues të spikatur në vite të demokratëve të Korçës, Pogradecit dhe Devollit gjatë kësaj fundjave. Ky tur shënon nisjen e një komunikimi të ri të Lëvizjes për Ringritjen e Partisë Demokratike, pasi platforma politike e paraqitur disa muaj më parë prej saj nuk u vlerësua te merrej në konsideratë nga kryetari Lulzim Basha dhe lidershipi i tij.

Në takimet, ku mora pjesë së bashku me zotin Ridvan Bode dhe firmëtarë të tjerë të plaformës politike, kam ngelur i impresionuar nga kthjelltësia dhe motimi i shumë prej figurave me kontribute të veçanta në vite të atyre degëve të Partisë Demokratike. Ka një bindje të konsoliduar tek të gjithë që Partia Demokratike po humbet dita ditës terren për shkak te drejtimit te gabuar dhe nuk ka asnjë sinjal pozitiv që ky trend rrënues do të ndalet.

Sipas tyre, nuk po bëhet as përpjekja minimale për ta bashkuar partinë, dhe ky është një fenomen, që fillon në Tiranë dhe mbaron në fshatin më të largët të Shqipërisë. Nga ana tjetër Partia Demokratike gjendet në një krizë të fortë përfaqësimi dhe idesh, e cila shprehet në të gjithë performancën negative të saj, sidomos në vitin e fundit. Në këto rrethana, e vetmja rrugë është aktivizimi i të gjitha kapaciteteve të Partisë Demokratike, në funksion të një reformimi të thellë të saj.

Në të gjitha takimet u theksua nevoja që Lëvizja për Ringritjen e PD nuk ka më asnjë arsye pse të presë “zgjimin” e Lulzim Bashës dhe se demokratët në gjithë vendin duhet ta marrin vetë në dorë fatin e tyre. Sipas tyre, zoti Basha, sa nga dashakeqësia aq edhe nga paaftësia, nuk ka ndërmend të marrë ndonjë hap për ta ndryshuar gjendjen, ndaj është e domosdoshme nisja e një aksioni të ri politik që do t’i kthejë të djathtës shpresën dhe besimin.

Deputetet e PD, Astrit Patozi dhe Genc Ruli, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku eshte diskutuar projektligji “Per disa ndryshime dhe shtesa ne ligjin nr. 9385, date 4.5.2005 “Per pyjet
dhe sherbimin pyjor”, te ndryshuar./r/n/r/nLawmakers, Astrit Patozi and Genc Ruli, during a parliamentary session.

SHKARKO APP