Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 12:51 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj! Tania Visirova, balerina pariziane që jetoi në hijen e Mbretit Zog: Dashuria sekrete, dhuratat mbretërore, toka në Xhafzotaj dhe përpjekja për pension nga shteti…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Tre vite me reformë, por ende pa DREJTËSI

Editorial
E martë, 28 Shtator 2021 18:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ceremonitë festive të zhvilluara dje nga institucionet e qeverisë për 3-vjetorin e miratimit të Reformës në Drejtësi ishin shfaqja më qesharake që iu servir qytetarëve. Ajo pjesë e Kuvendit që ka mbetur pas bojkotit të opozitës, drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë dhe ambasadorët e huaj në Tiranë u mblodhën për të kremtuar rrugëtimin 3 vjeçar të një projekti që sot ka prodhuar kaos në drejtësi dhe gjithë funksionimin e shtetit e ka futur në krizë kushtetuese të jashtëzakonshme.

Kur reforma u miratua me 140  vota në Kuvend, kishte mbështetjen e shumicës së shqiptarëve dhe cilësohej si ndërhyrja më e domosdoshme që do të garantonte drejtësinë në Shqipëri. Sot, pas tre vjetësh sondazhet që bëhen për suksesin e reformës të shqiptarët rezultojnë të jenë aq negative sa edhe ata që i porosisin kanë frikë t’i publikojnë. Sepse qytetarët e kanë kuptuar se ajo që nisi si një tërmet për ndëshkimin e korrupsionit, sot ngjan më tepër si një formë e re e kapjes së drejtësisë nga ana e qeverisë. Por edhe nëse kapja nga qeveria e reformës është një akuzë që kundërshtohet nga Kryeministrit Edi Rama, qytetarët shohin se produkti i parë i kësaj reformë, deri tani, është bllokimi i drejtësisë. Dje festuam 3 vjetorin e reformës, por dje u mbushën tre vjet që Shqipëria praktikisht nuk ka më drejtësi. As gjykatë kushtetuese, as gjykatë të lartë dhe rrezikohemi të mbetemi edhe pa gjykata apelit. Si pasojë e reformës, frikës nga vettingu dhe pasigurisë së trupës gjykuese, gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit thuajse kanë pezulluar punën apo zvarrisin çdo vendim. Në kohën kur u miratuan të gjithë ndryshimet ligjore për reformën, u parashikua që të kishte një periudhë tranzicioni. Hartuesit e ligjeve dhe ndërkombëtarët, në rastin më të mire, flisnin për 12 muaj që do të duheshin për vënien në shina të institucioneve të reja. Sot pas tre vitesh askush nuk jep më data dhe afatet kohore ndryshojnë çdo dy muaj me afate të tjera. Por çështja e kohës është vetëm njëra pjesë e dështimit me reformën. Ajo çfarë është dhe më e rëndë lidhet me mënyrën sesi po zbatohet ajo deri në këtë fazë që jemi. Ndryshimet Kushtetuese të 22 korrikut 2016 u bënë me konsensusin me të madh të politikës.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot një pjesë e ligjeve të reformës janë prekur në mënyrë të njëanshme ose nuk janë zbatuar plotësisht nga ana e qeverisë dhe institucioneve të reja të drejtësisë. Reforma parashikonte që Vettingu i gjyqtarëve do të kryhej në mënyrën më të rreptë dhe profesionale. Ajo që kemi parë deri tani është se prokurorë dhe gjyqtarë që nuk justifikonin milionat dhe në karrierën e tyre kanë plotë cene, kaluan vettingun si njerëz të drejtësisë së re. Ndërsa gjyqtarë dhe prokurorë që kanë dënuar grupet më të mëdha kriminale dhe nuk kanë pasur asnjë vrejtje gjatë karrierës u flakën në rrugë. Sigurisht mes gjyqtarëve dhe prokurorëve ka të korruptuar dhe sekserë vendimesh ndaj dhe u kërkua me domosdoshmëri reforma, por u kërkua një reformë që të ndante hajdutët nga të ndershmit dhe jo të promovonte juristët me probleme. Në tre vite po rezulton se vendimet për Vettingun janë formale dhe përzgjedhja e juristëve vërtetë të aftë nuk po bëhet në mënyrë ligjore. Ajo çfarë është me shqetësuese lidhet me emrat e njerëzve që po futen në institucionet e reja të drejtësisë pas vettingut. Në një mënyrë apo tjetër, të gjithë kanë nga një fije që i lidh me qeverisjen aktuale ose janë të sprovuar në vendime që i kanë shërbyer dikur qeverisjes së PS. Kjo shpjegon dhe përse institucionet e drejtësisë së re nuk vihen në lëvizje nga ligji, por sipas urdhrave të deputetit të PS, Ulsi Manja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Testimi i parë i reformës ishte Prokurorja e Përgjithshme. Jo vetëm u zgjodh në kundërshtim të Kushtetues si e përkohshme, por vijon të jetë në detyrë për gati dy vite. Prova e radhës janë gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, të cilët mesa duket do të vijnë në detyrë me të njëjtën mënyrë të përkohshme. Tre vite nga miratimi i reformës shqiptarët kanë me qindra raste ku është provuar se çështja e zbatimit të reformës ka shërbyer si alibi nga qeveria për të fshehur krimet e qeverisjes. Në këto kohë kanë ndodhur skandalet korruptive dhe krimet qeverisëse më të mëdha duke nisur kanabizimi i vendit dhe deri të koncesionet me qindra miliona euro vjedhje. Nuk ka asnjë zyrtar të dënuar dhe asnjë garanci se drejtësia e re do të merret me këto çështje.

Mund t'ju interesojë

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

15 Nëntor 2026, 06:24
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Megjithatë shpresa vdes e fundit- thotë një fjalë e urtë popullore. Po presim dhe këtë fundviti për të parë se çdo bëjë SPAK-u dhe BKH./Mili Xhani/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 7 minutash

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog
Para 9 minutash

Kush ishte Tania, e dashura moldave e Mbretit Zog

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asnjë përfshirje
Para 10 minutash

Shqipëria në qendër të akuzave për sulmin ndaj korvetës ruse, reagon Ministria e Jashtme: Nuk kemi asn...

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore
Para 26 minutash

Musiala përballet me vështirësi në trajtim, neurologu gjerman shpjegon dilemën mjekësore

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 17 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.