Tronditet Tirana, mu në zemër të saj, në ish-Bllok

Tirana tronditet në zemër të saj, mu në ish-Bllok. Një i vrarë dhe 2 të plagosur. Ky është bilanci i një ngjarje të rëndë këtë të enjte në ora 21.40 në ish-Bllok në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një nga lokalet e kësaj zone mjaft të frekuentuar. Në kulmin e xhiros së darkës, në zonën me të sigurtë të kryeqytetit, ndodhi ngjarja.

Mësohet se të plagosurit janë Ervis Martinaj(në foto) dhe Laert Hasa. Ndërsa personi i vrarë quhet Rigers Gaxha. Sipas informacioneve nga mediat tregohen se një person me kapele ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar direkt mbi te tre personat. Atentatori është i tipit mafioz sepse nuk ka patur konflikt të çastit. Atentatori pas shkrepjes se armës u largua nga vendngjarja dhe akoma nuk është arrestuar.

Policia ka sekuestruar gjithë kamerat e sigurisë në zonën e ngjarjes kriminale.

Jeta e qytetarëve nuk është e sigurtë, pasi kur krimi guxon mu në mes të ish-Bllokut të qëllojë me armë, merret me mend se ç’bëhet në rrethet e vendit.

Image result for ervis martinaj

Të njëjtat burime thonë se Ervis Martinaj është jashtë rrezikut për jetën. Martinaj ka qenë oficer policie, por u largua vetë nga policia e shtetit.

Image result for ervis martinaj

Reagimi i policisë së Shtetit:

Informacion Paraprak

Më datë 04.10.2018, rreth orës 21:50, në zonën e “Bllokut” në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri dy shtetas dhe një tjetër ka mbetur i vrarë. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Sapo të identifikohen do tua nis gjeneralitetet.

Pamje nga vrasja në Bllok

SHKARKO APP