Rama,Trump dhe Bashkimi Europian

 

Edi Rama e ka gdhirë keq ditën e djeshme kur ndiqte fitoren e Donald Trump në SHBA. Arësyet tashmë janë publike, pasi ai ishte i vetmi kryeministër i një vendi të vogël  që foli shumë egër dhe keq ndaj kandidaturës se Trump-it para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë. Kishte plot në botë që nuk e donin fitoren e tij. Folën, pak me të kujdesshëm se sa Edi Rama, por pati edhe që e quajtën “injorant” kandidatin republikan. Në Europë, liderë si Hollande, Cameron, Renzi e deri tek Papa Françesku u rreshtuan qartësisht në kampin “anti-Trump. Në Francë, shqetësimi për zgjedhjen e Trump u artikulua qartë nga Presidenti Hollande, i cili theksoi se: “Zgjedhja e Donald Trump do të ishte e rrezikshme dhe do të ndërlikonte marrëdhëniet midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Kryetarja e Bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo tejkaloi “përzemërsinë” e zakonshme të protokollit, duke e thënë: “O Zot, si mund të jetë Trump kaq idiot”. Deklarata e famshme e Trump për ndalimin e hyrjes në SHBA të të gjithë muslimanëve dhe për krijimin e një mekanizmi për “skanimin” e të gjithë mulismanëve që jetojnë në SHBA provokoi një shqetësim të ligjshëm tek përfaqësues të botës Islame. Sadiq Khan, Kryetar i Bashkisë së Londrës theksoi se:“Pikëpamja injorante e Donald Trump mbi Islamin do t’i bënte vendet tona më të pasigurta. Këto pikëpamje nxisin margjinalizimin e muslimanëve të zakonshëm në të gjithë botën, diçka nga e cila do të përfitonin vetëm ekstremistët”.Tashmë Trump është President, ndërsa Edi Rama vazhdon kryeministër. Por zgjedhja e fituesit amerikan  ishte hidherimi i Ramës deri dje paradite. E tha si nëpër dhëmbë kreu i Ekzekutivit se ishte për Hillary Clinton. Nuk ka gjë të keqe në shpalljen e simpatisë, por problem është kur e tejkalon sensin masës për t’u bërë lajm botëror si në rastin e CNN. Por çdo e keqe (edhe për Ramën) e ka një të mirë pas.

 Në mesditë i vjen një lajm që pritej, porse u bë zyrtar. Shqipëria merr të drejtën e fillimit të negociatave për në BE. Kjo e çliroi paksa nga ankthi prej fitores se Trump në SHBA. Fakti që negociatat u hapën tregon se qeveria ka punuar. Ndaj mundet që Trump-it  në janar 2017 kur merr presidencën amerikane të mos i kujtohet emri Edi Rama. Por Trump-i prishi shumë endërra në Tiranë.Planet ishin ndryshe në selinë e PS-së. Po qëse fitonte Hillary Clinton si Presidente, Edi Rama rrinte gjatë në pushtet. Këtë e thonin vetë njërëzit përreth kryeministrit. Tashmë nga lobi Klinton-Soros loja ka kaluar në duart e miliarderit Trump që do marrë çelësat e Shtëpisë së Bardhë.

A preket Edi Rama nga fitorja e Donald Trump? Eshtë akoma herët për të folur. Ndonëse janë votat e popullit shqiptar që vendosin për emrin e kryeministrit, por prapë i rrezikshëm mbetet fakti që sulmi para zgjedhjeve ishte me shumë se shumë i egër dhe fyes. Gjithsesi në këtë botë ka një fjalë të mençur: “Never say Never” (kurrë mos thuaj kurrë). Edhe bota mendoi se nuk do të fitonte Trump, por fitoi. Ndaj edhe Edi Rama ka folur, por tani do t’i duhet të gëlltisë atë që ka thënë për Trump. E tha dje, me lezet, një mënyrë falje, e cila nuk u përtyp nga mijërat në rrjetet sociale.

 Sa me shpejt të kërkoj falje publike aq më mirë është për Ramën!

Diçka po lëviz në politikën shqiptare dhe në Parlament pas fitores se Trump. Numri 71 pro Ramës në rast krize tashmë ka kaluar në 72, 73, 74,…. në anën tjetër. Diçka po bluhet në mizaskenën e politikës. Edhe koalicionet po rimendohen me saktë nën dritën Trump.

Megjithatë “Never say Never”! Nuk është çudi që ta shikojmë Edi Ramën me një pikturë në dorë duke bërë foto me Donald Trump në Shtëpinë  e Bardhë. Edhe kjo mund të ndodhë, pasi të dy janë të pa parashikueshëm.

Gjithsesi Rama një çelës për në BE, e mori dje. A do ta lërë Trump ta përdorë çelësin, kjo mbetet për t’u parë 6-mujorin e parë të vitit 2017.

Spiten Prulli

 

SHKARKO APP