Tsipras kundër TV-ve? A do të ketë mbyllje të tyre? Po Edi Rama a ka nevojë për pak “Tsipras”?

 

Aleksis Tsipras theu një rekord gjatë fushatës së fundit elektorale. Partia e tij i bojkotoi të gjitha debatet e televizionit publik grek që i shërbente interesave të qeverisë dhe gjithashtu edhe televizioni nuk i pasqyroi shumë nga argumentat e Syriza-s në fushatë. Por mardhëniet e të majtëve radikalë që sapo morrin qeverinë, nuk janë më të mira as me televizionet publike. TV-të private që u përkasin njerëzve më të pasur të Greqisë, janë sipas Syrizas “organe të vërteta propagande” që shërbejnë përt’i bërë presion qeverive. “Ne do ti nxjerrim në tender licencat që këto TV kanë marë, jo me para po në bazë të shërbimeve që kanë kryer. Kjo do ti kthente popullit grek rreth 100 milionë euro që i janë grabitur” i ka thënë një nga përfaqësueset e këtij koalicioni, Olga Athaniti, gazetës Liberation. A do të kemi një luftë me mediat e regjimit të shkuar në Athinë? Kjo pritet të shihet.

Po në Shqipëri a do të marrë ndopak shembull Edi Rama me gjithë këto televizione, ku me shumë se gjysma e tyre vetëm i sherbejnë pushtetit të radhës?! A nuk janë harxhime të kota ku një RTV Publik paguan mbi 900 punonjës  dhe nuk sherben për asgjë? Po një numër kanalesh televizië që vetëm vjedhin por nuk japin asgjë apo që janë krijuar vetëm që të rruajnë ndonjë tender apo euro nga qeveria?

Shiko paksa nga kryeministri grek zoti Rama! Jo krejt ashtu, porse ka nevojë për gersherë.

SHKARKO APP