Turpi i kryeministrit Rama me Presidenten kosovare, Vjosa Osmani

Kryetarja e Shtetit të Kosovës u bojkotua hapur në sallën e parlamentit nga kryeministri Rama dhe gati gjysma e qeverisë shqiptare në shenjë hakmarrje për qëndrimet e saj, të cilat ajo ia tha në sy shefit të qeverisë shqiptare si “shentgeni ballkanik” që shkon për interesat serbe si dhe “tentativat për shkëmbime territori” të cilët e udhëheq presidenti serb. 

Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur dje një nga fjalimet më të forta që një politikan i Prishtinës ka bërë ndonjëherë në Tiranë. Politikania e re, ka pasur kurajën t’u thotë përfaqësuesve të qeverisë në Tiranë, disa të vërteta të hidhura për mënyrën sesi është sjellë këto 7 vite shteti shqiptar në raport me Kosovën.  Nga salla e Kuvendit të Shqipërisë, Osmani goditi idenë e shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbinë, duke e cilësuar si një projekt të rrezikshëm. Duke thënë se “Serbia nuk mund të shpërblehet për krime me territore”, Osmani ka shigjetuar direkt dhe politikanët në Shqipëri që e kanë mbështetur këtë tezë të Beogradit. Kryeministri Edi Rama është i pari që renditet në Tiranë në këtë listë, si njeriu që në mënyrë indirekte e përkrahu tezën e shkëmbimit të territoreve. Ndaj dhe thirrja e Vjosa Osmanit që të mos luhet me idenë e territoreve shkonte direkt për kryeministrin e Shqipërisë. Një tjetër pikë që u prek gjatë fjalimit nga Vjosa Osmani është ajo e Rezolutës për Dënimin e Krimeve Serbe nga Kuvendi i Shqipërisë. Qeveria “Rama” ka ngritur komision hetimor për krimet duke e përdorur si mjet sulmi ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, por nuk ka asnjë dokument ku Parlamenti ynë të dënojë krimet serbe. Thirrja e Vjosa Osmanit për rezolutën vjen dhe si një apel që Kosova të mos përdoret për luftë të brendshme politike qeveri-opozitë në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidentja në detyrë e Kosovës ka folur qartë dhe për pengesat që këto vite janë vendosur mes dy vendeve për ekonominë dhe lëvizjen e lirë të njerëzve. Pengesa që është ngritur mes dy shteteve nga qeveria “Rama” është një vijë ndarëse që nuk i shërben bashkimit ekonomik dhe komunikimit njerëzor mes dy shteteve. “Kosova nuk ka nevojë për tra të vendosur nga Shqipëria”,- tha Vjosa Osmani duke i dërguar një mesazh direkt Edi Ramës. Vjosa Osmani ka shigjetuar dhe projektin e Minishengenit Ballkanik, në të cilin qeveria “Rama” është përfshirë me zell duke përjashtuar dhe Kosovën nga pjesëmarrja. Osmani u shpreh se Serbia nuk ka ndryshuar në qëllimet e saj kundër shqiptarëve dhe Kosova dhe Shqipëria kanë detyrë të flasin me një zë për çështjet që lidhen me interesat kombëtare.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fjalimi i sotëm në Kuvend dhe mesazhet e tjera që dha Vjosa Osmani në Tiranë gjatë vizitës zyrtare, lidheshin në shumicën e tyre me politikën e gabuar që Edi Rama po ndjek ndaj Kosovës. Minishengenin, shkëmbimi i territoreve, tarifat e vendosura mes dy vendeve janë çështje që mbajnë të gjitha firmën e Edi Ramës. Atë që Edi Ramës ja kanë thënë në mënyrë indirekte mediat në Kosovë dhe politikanë të caktuar, Vjosa Osmani pati kurajën t’ja thotë në cilësinë e kryetares së shtetit në Kosovës. Kritikat janë gjithmonë të hidhura, por klasa politike në Kosovë dhe modeli i politikanes që përfaqëson Vjosa Osmani vendosi një vijë të qartë ndarje me politikën rilindase. Pushteti i radhës politik në Tiranë që drejton shtetin nuk mund të luajë me interesat e Kosovës dhe aq më pak ta përdorë atë për hallet personale që ka Rilindja. Këto qëndrime të Vjosa Osmanit gjatë vizitës në Tiranë duket se kanë acaruar kreun e qeverisë Edi Rama deri në pikën që vendosi të thyejë protokollin shtetëror. Në fjalimin e mbajtur nga Osmani në Kuvendin e Shqipërisë mungoi kryeministri Edi Rama si gati gjysma e qeverisë së tij. Mungesa nuk ishte e rastësishme dhe duke parë qëndrimet e Presidentes së Kosovës duket se Edi Rama vendosi të bojkoti vizitën e saj. Ky është një gjest i turpshëm dhe i pajustifikueshëm. Çdo qeveri dhe kryeministër i Shqipërisë e ka detyrë të zhvillojë raportin special të marrëdhënieve Shqipëri-Kosovë. Është detyrë kombëtare dhe jo thjesht shtetërore. Edi Rama zgjodhi dje të bëj akte feminore duke bojkotuar fjalimin e Presidentes së Kosovës dhe duke zhvilluar vetëm një takim formal në Kryeministri. Kryeministrit të Shqipërisë nuk i ka hije një sjellje e tillë dhe akte vetëm se turpërojnë shtetin tonë.

Mili Xhani

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?