Vasili: Taksa e Rrugës së Kombit kundër shqiptarëve. Refuzojeni!

Kreu i deputetëve të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar për vendosjen e taksës për kalimin e Rrugës së Kombit. Në një reagim në Facebook, Vasili thotë se kreu i qeverisë nuk është konsultuar me askënd për këtë taksë.

Vasili e cilëson vendosjen e kësaj takse si ndarje të kombit shqiptar, duke lënë kosovarët larg komunikimit me Shqipërinë. Kreu i deputetëve të LSI-së shton se me këtë vendim, Edi Rama po bënë atë që nuk e kanë bërë as armiqtë e kombit.

“Uria për të plaçkitur shqiptaret ja ka zënë sytë kryeministrit ndaj i është vërsulur taksës së Rrugës së Kombit dhe milionat ja kanë humbur rrugën. Kryeministri ndau Shqipërinë nga Kosova më me egërsi se sa edhe armiqtë tradicionalë të kësaj lidhje gjaku e sakrificash mes vëllezërish”,- u shpreh Petrit Vasili.

Ai u bënë thirrje qytetarëve të refuzojnë pagesën e kësaj takse. Reagimi i LSI vjen pas vendimit për rivendosjen e taksës që u pezullua pas protestave të dhunshme të qytetarëve të Kukësit. Ndërkohë mësohet se për qytetarët e Kukësin qeveria ka vendosur taksa më të reduktuara. Ndërsa Qeveria e Kosovës ka shprehur sot rezerva për vendimin e Tiranës. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se “nuk ka pasur takime mes dy qeverive dhe nuk është diskutuar taksa e re”.

Deklarata e plotë e Petrit Vasilit:

“Taksa e Rrugës së Kombit kundër shqiptareve dhe kosovarëve. REFUZOJENI!! Të gjitha Bashkitë e veriut Kukës, Has, Tropojë janë kategorikisht kundër taksës së Rrugës së Kombit që zhvatet nga xhepat e qytetarëve të medias.

Me Kosovën nuk është konsultuar kërkush dhe arroganca e kryeministrit të Shqipërisë ka zëvendësuar komunikimin me vëllezërit nga Kosova.

Uria për të plaçkitur shqiptaret ja ka zënë sytë kryeministrit ndaj i është vërsulur taksës së Rrugës së Kombit dhe milionat ja kanë humbur rrugën. Kryeministri ndau Shqipërinë nga Kosova më me egërsi se sa edhe armiqtë tradicionalë të kësaj lidhje gjaku e sakrificash mes vëllezërish.

REFUZOJENI TAKSËN. Të mbrojmë djersën e shqiptarëve nga plaçkitja. Të mbrojmë lidhjen vëllazerore të patjetersueshme me Kosovën, që kjo takse po i ve minat”.

SHKARKO APP