Vazhdojnë takimet intensive të Presidentit Meta me lobin katolik
Presidenti Ilir Meta ka tre ditë që ka takime intensive me drejtues të Komunitetit Katolik në Shqipëri e jo vetëm këtu. Presidenti priti gjithashtu edhe miq të veçantë të klerit katolik nga Italia dhe sot në mesditë ka takuar profesor Riccardi, themelues i komunitetit të “Sant’Egidio” dhe President i shoqatës “Dante Alighieri” për të promovuar gjuhën e kulturën italiane, që ndihmon në fuqizimin e miqësisë midis dy popujve.
Kështu thuhet të paktën për mediat.
Për të qenë korrekt me linjën e takimeve të Presidentit Meta me drejtuesit katolik po rendisim sipas kronologjisë, siç i ka pasqyruar edhe vetë Presidenti Meta në profilin e tij në facebook:
Datë 28 maj:
“Nder dhe privilegj i veçantë të mikprisja sot mikun e shquar të shqiptarëve dhe të Shqipërisë, Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij më të shkëlqyer, Kardinalin Giuseppe Betori, të shoqëruar me Kardinalin shqiptar, Ernest Simoni Troshani. I urova sukses në përmbushje të misionit të tij shpirtëror në vendin tonë dhe së bashku me krerët e komuniteteve tona fetare i shpreha urimet më të mira për Atin e Shenjtë, Papa Franceskun, të cilit Zoti i dhëntë shëndet dhe fuqi për vepra të mira, në dobi të njerëzimit dhe në veçanti për shqiptarët” (Ilir Meta)
Në foto: Ilir Meta me Arqipeshkvin Metropolitan të Firences, Hirësinë e Tij më të shkëlqyer, Kardinalin Giuseppe Betori.
Me 29 Maj:
“Në Kishën e dashur për shqiptarët, të Shna Ndout në Laç, pata sot nderin e veçantë të vlerësoj në këtë Vit jubilar të Skënderbeut dhe me rastin e 90-vjetorit të lindjes, Hirësinë e Tij më të Shkëlqyer, Kardinalin e shquar shqiptar Ernest Simoni (Troshani), me Dekoratën e lartë “Gjergj Kastriot Skënderbeu”.
Kardinal Troshani është përfaqësuesi i brezit të jashtëzakonshëm të klerikëve katolikë që jetën ia kushtuan besimit të palëkundur ndaj Zotit, dashurisë së pakushtëzuar ndaj njerëzve, vlerave të larta shpirtërore dhe morale, lirisë së ndërgjegjes e qëndresës dinjitoze në shërbim e në respekt të atdheut dhe kombit” (Ilir Meta).
Në foto: Presidenti Meta në Kishën e Shna Ndoit në Laç ku dekoroi me Urdhërin e Lartë “Gjergj Kastriot Skenderbeu”, Kardinal Ernest Troshanin.
https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/1771890282857237/
Datë 30 maj:
“Një takim mbresëlënës me Kardinal Versaldin, në 25-vjetorin e “Zonja e Këshillit të Mirë”. Me dëshirën e ndërsjelltë për të thelluar marrëdhëniet me Selinë e Shenjtë dhe në dobi të bashkëjetesës vëllazërore dhe dialogut ndërfetar në Shqipëri” (Ilir Meta).
Në foto: Ilir Meta me Kardinal Versaldin
Datë 30 Maj:
“Kënaqësi të takoja profesor Riccardi, themelues i komunitetit të “Sant’Egidio” dhe President i shoqatës “Dante Alighieri”, për të promovuar gjuhën e kulturën italiane, që ndihmon në fuqizimin e miqësisë midis dy popujve”. (Ilir Meta)
Në foto: Ilir Meta dhe profesor Riccardi, themelues i komunitetit të “Sant’Egidio” dhe President i shoqatës “Dante Alighieri”