Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 20 Tetor 2026, 23:02 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli Mbrëmje spektakolare në Champions League! Ndeshjet e raundit të tretë dhuruan gola dhe emocione, me Paris Saint-Germain që triumfoi 4-2 ndaj Barcelonës në “Parc…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Thirrjet e Ramës
  • Seanca e PD
  • Berisha, thirrje
  • Balluku, SPAK
  • Udhëtimi i Ramës
  • Takimi i Begajt
  • Policia në Tajvan
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Video editorial i “Koha Jonë”: Bashkimi Europian kërkon 15 kushtet

Editorial E hënë, 15 Qershor 2020 19:35
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Video editorial i “Koha Jonë”: Bashkimi Europian kërkon 15 kushtet

Partitë Popullore Europiane, grupimi më i madh në Parlamentin Europian, ka dorëzuar sot amendamentet për rezolutën e Ballkanit Perëndimor për integrimin. Dokumenti thekson se Shqipëria duhet të ketë përmbushur 15 kushtet përpara se qeveria “Rama” të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare me vendet anëtare të BE. Shqipëria ka marrë një “po” me mik për negociatat, por nisja zyrtare e tyre quhet e vlefshme vetëm kur kryhet takimi ndërqeveritar, për të cilin ende nuk ka një datë.

Mund t'ju interesojë

I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

I bënë ”për një lekë”, policët tërhiqen pas fjalëve të disa vajzave…

Para 7 orësh
Protestuesit zhvendosen te Kryeministria

Protestuesit zhvendosen te Kryeministria

Para 9 orësh
Vajza e re bllokon autobotin e ujit, një zonjë shpërthen kundër Ramës

Vajza e re bllokon autobotin e ujit, një zonjë shpërthen kundër Ramës

Para 9 orësh

15 kushtet e BE njihen sot thuajse përmendësh nga çdo shqiptar, përveçse nga kabineti i qeverisë “Rama” që bënë sikur i ka harruar. Ndër më kryesoret janë ngritja e institucioneve të drejtësisë, Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë. Më pas vjen, ndëshkimi i vjedhjes së votave, dosja e “Dibrës” dhe ajo e “Durrësit”, ku janë përfshirë ministra dhe gjithë kupola e Rilindjes. Një pikë tjetër e fortë është ndëshkimi i korrupsionit në nivele të larta. Do apo nuk do rilindja, ky është një kusht që lidhet me emrat brenda kabinetit aktual qeveritar. Një tjetër pikë është dhe ajo e legjitimitetit të zgjedhjeve të 30 qershorit 2019. Ky kusht do të thotë se BE nuk e njeh si legjitim pushtetin aktual vendor dhe Gjykata Kushtetuese duhet ngritur sa më parë për të përsëritur zgjedhjet. Pjesë e këtyre pikave është dhe hartimi i reformës zgjedhore me gjithë faktorët politikë, sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Këto pika dhe të tjera përbëjnë shqetësimin kryesor të ndërkombëtarëve për integrimin dhe krizën politike në Shqipëri. Deri më sot qeveria “Rama” ka plotësuar përgjysmë pikën që lidhet me reformën zgjedhore. Marrëveshja e firmosur në ambasadën e SHBA-së mes PS dhe opozitës reale ishte arritja e vetme në 3 vitet e fundit për integrimin dhe ajo duhet të certifikohet siç është në Kuvend, pa asnjë ndryshim siç po luan Rama me deputetët idiotë politikë të “opozitës” parlamentare. Vetëm reforma zgjedhore kërkonte konsensus me opozitës reale dhe ky konsensus u arrit. Pjesa tjetër e detyrave të shtëpisë janë të gjitha probleme që duhet të zgjidhen një orë e më parë nga qeveria “Rama”.

Swiss Digital

Ndërsa BE i kujton çdo javë Edi Ramës 15 kushtet, kryeministri e çon debatin në të tjera drejtime. Këto ditë qeveria dhe pjesa tjetër e saj që quhet “opozitë” parlamentare po harxhojnë kohën me idenë e ndryshimeve në Kushtetutë dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore. Është një debat jo vetëm i dëmshëm për zgjedhjet, por edhe pa asnjë vlerë për qytetarët dhe integrimin në BE. Nuk ka asnjë kusht të BE për koalicionet, listat e hapura, ndryshimin e sistemit apo marrëzi të tjera elektorale. Nuk ka asnjë dokument të Komisionit Europian ku Shqipërisë i kërkohet të merret me koalicionet parazgjedhore apo pas zgjedhore. BE kërkon vetëm që zgjedhjet të mos vidhen dhe të jenë të ligjshme. Pjesa tjetër e debatit që po bëhet këto ditë në Tiranë është një çështje që lidhet me kushtet që oligarkët i kanë vendosur Ramës për të mbajtur pushtetin, por jo me kushtet e BE për integrimin. 15 pikat janë të qarta dhe ato janë i vetmi udhërrëfyes ku duhet të eci qeveria dhe Parlamenti. Nëse do të kishim një kuvend legjitim dhe deputetë me moral politik, sot debati duhet të ishte se çfarë ka bërë qeveria “Rama” për plotësimin e kushteve të BE.

Deputetët që harxhojnë kohë për propozime haluçinante, nëse vërtetë kanë hallin e integrimit dhe negociatave, sot duhet të thërrisnin në interpelancë Edi Ramën dhe gjithë ministrat, duke u kërkuar llogari për dështimin e shumicës së pikave të BE. Në vend që Edi Rama të mbledhë deputetët që i ka të gjithë të tijët në Kuvend dhe të zbatojë rekomandimet e BE, ai po i keqpërdor ata duke i vendosur kushte BE-së. Sepse kërcënimi absurd që ne nuk votojmë marrëveshjen me opozitën reale, nuk është gjë tjetër veçse një shantazh që rilindja po u bën ndërkombëtarëve dhe atyre që mbështesin integrimin e vendit në BE. Me mënyrën sesi Edi Rama po bllokon marrëveshjen politike me opozitën reale, rrezikon që ti shtojë Shqipërisë edhe kushte të tjera.

Edi Rama kërkon për përplasje civile mes njerëzve në mënyrë që të shpëtojë, sipas tij, pas zgjedhjeve, por harron se ndëshkimit penal nuk i shpëton në asnjë rast.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
SPORTI Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
AKTUALITET Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
AKTUALITET Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
AKTUALITET Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

Më të lexuarat

1 Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?
Para 3 orësh

Vr*sje te Komuna e Parisit, thirrjet e dhimbshme të djalit: Ku e kam babën?

2 Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!
Para 5 orësh

Rama lë Shqipërinë të enjten, ja ku do të udhëtojë!

3 Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve
Para 8 orësh

Bajram Begaj mbledh disa ambasadorë dhe ish-presidentët, në fokus kriza politike dhe ulja e tensioneve

4 Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë
Para 4 orësh

Dje ishte qetë, sonte përfundoi në “betejë lufte” në Tiranë

5 Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog
Para 3 orësh

Thirrjet e kryeministrit, Tela: 12 karriget e Ramës janë teatër i pastër, nuk ka dialog

6 Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëzojnë sistemin me votë. Jam me studentët
20 Tetor 2026, 01:12

Nikoll Lesi te emisioni “Të Paekspozuarit”: Studentët dhe rinia të krijojnë parti politike dhe ta rrëz...

7 Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri
Para 3 orësh

Policia kontroll brenda lokalit te Tajvani, shoqëron një të ri

8 Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli
Para 2 orësh

Champions League/ PSG fitore spektakolare ndaj Barcelonës, nuk gabojnë as City dhe Liverpooli

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.