Vit vendimtar ndryshimesh në Vatikan

Ritëm marramendës ndryshimesh! Papa Françesku i ka vënë vetes dhe për vitin 2015 gjëra të mëdha. A do t'i arrijë ai ato që dëshiron, pyet Daniel Deckers.

Jezuitët nuk këndojnë, thuhet prej shekujsh. Në vend të këngës rrudhat në ballë nga të menduarit dhe fytyra të padepërtueshme. Po ashtu ajo që dihet për anëtarët e "Shoqërisë së Jezusit" është se kush kalon shkollën e "Ushtrimeve Shpirtërore", që shkroi në shekullin e 16-të Ignatius von Loyola, mund të arrijë një liri të brendshme që i kapërcen të gjitha kufijtë. Jorge Mario Bergoglio është jezuit prej gati gjashtëdhjetë vjetësh. Dhe prej gati dy vjetësh Papë. Që nga kjo kohë ai po i tejkalon kufijtë e Kishës Katolike.

Çfarë viti! Që në fillim të vitit 2014 ai e ndryshoi trokun romak të gjërave duke i dhënë fund superioritetit të italianëve në Kolegjin e Kardinalëve, që gjatë paraardhësit të tij, Benedikti, kishte marrë përmasa skandaloze. Françesku preferoi Haitin në vend të Venecias dhe Filipinet në vend të Torinos. Përtëritje e Kishës nga periferia. Finalja e vitit ishte thuajse furioze. Françesku e shfrytëzoi mesazhin e Krishtlindjeve për anëtarët e Kyries për një predikimin kundër klerikalizmit, gjë që s'ishte dëgjuar ndonjëherë nga goja e një Pape në Vatikan.

Ndërkohë tinguj të rinj dhe ritme të huaja në seri. Në pranverë nëpër botë qarkulloi një fotografi ku shihej Françesku politikisht jo korrekt tek muri ndarës në Betlehem. Në verë, udhëtim i parë në Kore dhe në këtë mënyrë në një kontinent që Benedikti e kishte shmangur. A do të vendoses aty e ardhmja e kishës? Krahas kësaj hiqet Kyria dhe poste të tjera njëri apo tjetëri i preferuar i Benediktit dhe Françesku vë në postet episkopale vëtëm njerëz tek të cilët ka besim se ata mishërojnë shpirtin e papatit të tij: barinj të ndjeshëm, jo rrahës të kamzhikut doktrinar. Pothuajse si rastësisht një reformë e parë themelore e financave të Vatikanit. Hap pas hapi po shkatërrohet një rrjet marrëdhëniesh shekullore në të cilin kisha është më tepër viktimë se dorëse.

Në vjeshtë, sinoda e parë me sa mbahet mend në kujtesën njerëzore, në të cilën peshkopët dhe kardinalët praktikuan në praninë e Papës diskutimin e lirë. Si parapërgatitje njerëzit e kishës duhej të dokumentonin në gjithë botën, se sa i thellë është hendeku midis doktrinës dhe jetës në lidhje me martesën dhe familjen. Jo më gjatë gënjeshtra për jetën dhe standarde të dyfishta. Disa javë më vonë, Parlamenti Evropian e nderoi njeriun nga fundi i botës nga spektri i majtë deri në të djathtin me aq shumë respektit sa asnjë drejtues të kishës para tij. Së paku një i cili nuk ka hequr dorë nga Evropa dhe vlerat e saj.

Pak para Krishtlindjeve, Presidenti Obama kishte çdo arsye për ta falënderuar argjentinasin. Françesku personalisht ndërmjetësoi afrimin historik mes Shteteve të Bashkuara dhe Kubës.

Kaq shumë lëvizje janë marramendëse. Më shumë akoma, rreziku i rënies rritet, si fjalë për fjalë dhe në kuptim të figurshëm. Hapat e tij duken kohë pas kohe të pasigurt, por ritmi i vitit 2015 nuk ka gjasa të jetë i ndryshëm dhe takti edhe më i shpejtë. Me gjithë qetësinë e jashtme Françesku vepron si një pasionant. Para disa javës ai u bë 78 vjeç.

Papa do të vizitojë Sri Lankën, Filipinet, Francën, Afrikën, Amerikën Latine dhe Shtetet e Bashkuara. Emërimi i kardinalëve të rinj në shkurt do të jetë një hap tjetër në rrugën e ripërtëritjes së personelit, duke përfshirë dhe caktimin e peshkopëve, për të mos përmendur reformat e Kyriaa, në tetor parashikojet pjesa e dytë e dhe vendimtare e sinodit të ipeshkvijve mbi martesën dhe çështjet e familjes.

Vendos për çdo gjë! Kështu mendojnë kardinalët dhe peshkopët, të cilëve Françesku u duket më tepër si një rebel i papërgjeshëm se sa si një novator, si dikush që përbalt dinjitetin e papatit dhe që në emër të bamirësisë ia lë komponentët kryesorë të doktrinës së Kishës, si moszgjidhjen e martesës, shpirit dekompozues të kohës së sotme. Se sa janë është e vështirë të matet. Pse duhet ta identifikojnë veten pa nevojë, kur koha punon më tepër kundër Françeskut se sa kundër tyrej?

Ora e tyre e parë vjen në vjeshtën e këtij viti. Nëse për dokumentin e Sinodit do të votohet përsëri pikë për pikë mjafton një pakicë bllokuese prej një të tretës dhe një votë, për ta bërë letër pa vlerë çdo gjë që duket si e Françeskut. Në dhjetor 2016 Françesku bëhet 80 vjeç. Dy herë deri tani ai ka koketuar publikisht për mundësinë e dorëheqjes à la Benedikti. Sipas tij një veprim i tillë është i pashmangshëm për ta çmitizuar Papatin në mënyrë të pakthyeshme. Prandaj dorëheqjen kundërshtarët e tij e kanë më shumë frikë se sa e dëshirojnë.

Por nëse për Françeskun nuk punon koha, atëherë kush ose çfarë? Sigurisht shumë jezuitë, vërtet shumë. Ata kurrë nuk kanë dalë në pah. Sigurisht dhe peshkopët dhe kardinalët. Ata thuajse nuk dallohen. Mbeten të krishterët e panumërt nëpër botë, që ditë për ditë luten që Françesku t'i ketë ditët sa më të gjata.

SHKARKO APP