Xhisiela Maloku tallet live me një Shqipëri, e cila u trondit nga ngjarja
Xhisiela Maloku po tregon në Top Channel dhe në Opinion.al se nuk është dhunuar, se nuk ka djegie me cigare në trup, se nuk është keqtrajtuar nga djali i deputetit, etj. Ajo thotë se kam mashtruar në polici dhe se ka deklaruar gjëra nga xhelozia.
Kjo vajzë ndryshe ka deklaruar në polici dhe ndryshe thotë sonte në media. Kjo tallet me një Shqipëri apo e kanë paguar apo frikësuar?!
Kjo është e tmerrshme se si mund të tallet me gjithë shqiptarët një vajzë e cila nuk është e vogël në moshë!
Pjesë nga intervista e saj sonte:
Në një intervistë të dhënë pak minuta më parë për “Opinion” Xhisiela Maloku ka thënë se nuk e kanë kërcënuar asnjëherë, dhe se e ka denoncuar nga xhelozia Rexhep Rrajën, pasi kishte mësuar se ai kishte ikur me pushime me të dashurën e re.
Ajo ka deklaruar se nuk është përdhunuar kurrë dhe se ka raport të mirë me familjen e tij, por edhe me të.
“Në asnjë moment nuk e kam thënë që janë fis kriminelash, atë e ka thënë Emiljano. Tërheqjen e kallëzimit e kam firmosur, të dytin e bëra në SHKB, sepse atë natë jemi sqaruar. Sapo e ka tërhequr ai ka ikur përsëri në Sarandë me pushime”, thotë Xhisiela.
Xhisiela Maloku: Askush nuk më ka kërcënuar siç është thënë në deklaratën pa firma.
Blendi Fevziu: Atëherë, në deklaratën që ju keni dhënë, jeni përgjigjur policisë: Unë e tërhoqa sepse shtetasi Rexhep Rrahja më kërcënoi se do më vriste, ata janë fis kriminelësh dhe rrinë gjithmonë me pistoleta. Unë nuk e kam babain se më është vrarë në vitin 1997 dhe jetoi me mamin dhe motrën.
Xhisiela Maloku: Ajo nuk është dëshmi e imja. Atë e ka thënë Emiliano jo unë. Ato që lexuat ju aty, i ka thënë Emiliano.
Pse ju talleshit me Policinë?
Po këtë kam bërë… nuk e kam bërë…
A jeni e sigurt për këto që thoni? Mos jeni nën presion?
Kështu është siç them unë. S’jam në presion tani që flas. Nuk më ka thënë që ‘jam me pushime dhe sa të vi do të vras’, por kam folur me kushëririn e tij, dhe i kam thënë ku je se dua të flasim dhe më ka thënë, “jam me pushime, nesë ke nevojë unë vij direkt”. Kjo më duket mbështetje jo kërcënim.
“Me të afërmit e tij kam pasur gjithmonë kontakte me ta, me Rexhepin nuk e mbaj mend nëse kam pasur kontakte me të, (pas ndarjes). E kam bërë çdo gjë nga xhelozia.. sa më tha që ai ka ikur më të dashurën me pushime.
A jeni ndare prej dy vitesh ju?
Po, por kështu e kemi lidhjen ne…
Blendi Fevziu: Sipas ekspertëve që kemi pasur në studio është thënë se vetëm dëshmia e parë merret parasysh, pasi të tjerat mund të tërhiqen nën presion. Dëshminë e parë ja keni dhënë Citozit apo Emiliano Nuhut?
Xhisiela Maloku: Kallëzimin e parë e kam bërë në komisariatin Nr.3 në Tiranë. Komisariati i Tiranës më ka referuar në Komisariatin e Fushë-Krujës. Por dëshminë e kam dhënë në Tiranë. E kam tërhequr në Fushë-Krujë. Ndërsa të nesërmen, kam shkuar në Durrës për të tëhequr tërheqjen që kisha bërë herën e parë. Pra në Fushë-Krujë.
Blendi Fevziu: Keni pasur kontakte me Rexhep Rrahjen?
Nuk më kujtohet nëse kam pasur kontakte, por me të afërmit e tij kam pasur dhe të kem gjithmonë kontakte. Pas dates 21 nuk e kam takuar më Rexhepin.
Xhisiela Maloku u shpreh në Open me Eni Vasilin se dëshmia e saj që është publikuar në media, ku thuhet që është qëlluar me pjesën e pasme të pistoletës, që është qëlluar me grushta, që i është fikur cigarja në pjesën e kofshëve, nuk është e vërtetë.
“Këto gjëra i kam thënë nga xhelozia dhe inati. Kam bërë dëshmi të rremë”, tha Xhisiela.
Vajza tregon takimin e fundit me Rexhepin: “Unë kisha bërë një kallzim në komisariatin nr.3, në Tiranë. Ndodhi një konflikt mes nesh. Më mori në telefon dhe u takuam. Nisën skenat e xhelozisë nga ana e të dyve dhe nisën debatet. Në këtë konflikt nuk u ushtrua dhunë ndaj meje. Vetëm një shuplakë e lehtë, jo ato që janë thënë nëpër media. Emiliano (Nuhu) i ka ekzagjeruar. Dëshmia ime nuk është ajo që ka nxjerrë Emiliano, dëshmia ime është në prokurori, bashkë me një dëshmi tjetër në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Durrësit. Atë që ka nxjerrë Emiliano, nuk e di se ku e ka marrë”.
Më tej, Xhisiela tregon: “Është e vërtetë që më ka marrë telefonin dhe ma ka thyer. Kjo ka ndodhur brenda një hoteli. Në hotel më ftoi Rexhepi. Aty pati zënka normale, vetëm një shuplakë pati në hotel. Në datën 20 kam shkuar në komisariat, por nuk e kam bërë denoncimin. Nuk e bëra sepse u qetësuam. Dola nga komisariati, e takova dhe më kërkoi falje. Ai ishte aty sepse i thashë unë që do e denoncoja. U sqaruam dhe m’u mbush mendja që ta fal. Pasi u pajtuam, në datën 21 shkova sërish në komisariat pasi nuk e mbajti fjalën e dhënë. Ai iku me një tjetër me pushime. Atë natë, në datë 20 u nis. E mora vesh nëpërmjet shoqeve. Në fillim nuk i besova, por doli që ishte e vërtetë. Nga inati shkova dhe e denoncova për dhunë”.
Në lidhje me aktin e ekspertizës që thotë se ka shenja dhune në trupin e Xhisielës, vajza thotë se shenjat në shpatull janë të vjetra, nga një aksident i mëparshëm.
“Unë nuk e kam lexuar atë ekspertizë, por shenjat në shpatull janë të një aksidenti që kam bërë në Patos. Makina është dërguar në varreza. Unë kam shenjë cigare edhe në vende të tjera sepse sa herë që ziheshim, digjnim veten. Edhe Rexhepin po ta shikonim, ka dhe ai shenja cigaresh. Nga nervat i bëjmë vetë. Absolutisht nuk po e justifikoj Rexhepin, nuk jam nën presion dhe as nën kërcënim. Nuk e kam pranuar mbrojtjen e prokurorisë. E gjithë kjo është bërë vetëm për një zënkë xhelozie. Nuk më ka djegur me cigare dhe nuk më ka kërcënuar me pistoletë. Thjesht më ka goditur me shuplakë. Nuk e di pse ish-oficeri i policisë më ka nxjerrë mua në media dhe po përdor njerëzit e pafajshëm, duke nisur nga babai i Rexhepit, deputeti Rrahman Rraja”, shprehet Xhisiela.