Zbret Thaçi, hypën Isa Mustafa, por Hashimi mbetet zëvendës!
Ndërkaq kryeministri i deritashëm Hashim Thaçi, do ta ketë postin e zëvendëskryeministrit dhe atë të ministrit të jashtëm.Në postin e zëvendëskryeministrit do të jenë edhe Muhamet Mustafa dhe Edita Tahiri. Ndërkaq kryetar i parlamentit, pritet të jetë Kadri Veseli.Ministrinë e Punëve të Brendshme mund ta udhëheq Haki Demolli, ndërkaq atë të Shëndetësisë, Teuta Sahatçija.
Nga ana tjetër nuk mungojnë zhvillimet dhe nga kampi opozitar. Raportohet se kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj do të tërhiqet nga posti i deputetit të Kuvendit të legjislaturës së pestë.
Sipas mediave kosovare Haradinaj këtë vendim tashmë e ka marrë deri sa pret që në ditët në vijim edhe ta zyrtarizojë.Bëhet e ditur se i pari i AAK-së, këtë vendim e ka marrë me qëllim që t’i përkushtohet më shumë partisë së tij.Haradinaj në zgjedhjet e përgjithshme të tetë qershorit, ishte më i votuari në partinë e tij, me gjithsej 50,388 vota.Ndërsa, me largimin e tij, në listë është si më i votuari, Ali Berisha, që ka marrë 5,325 vota për këtë legjislaturë.
Pra pazari Thaçi-Mustafa u mbyll dje duke mos ikur nga qeveria Hashim Thaci,por duke dorezuar nje kopje te zyres se kryeministrit,pasi kopjen e ka mbajtur per karriken numer dy te kabinetit. Pazar me te hapur nuk ka se si te kete, nderkohe qe pas kesaj nuk ka me kuptim termi pozite dhe opozite per LDK e PDK. Ka kuptim vetem pazari ! Si ne pazarin e Milotit ne Shqiperi u ndane postet dhe qeveria ne Kosove.
Nese Thaci, sic thone mediat kosovare, nuk do te pranonte postin e numrit dy te qeverise, por do te bente marreveshje qe te synonte karriken e Presidentit te Kosoves kur te vinte koha e zgedhjes, edhe mund te kishte dinjitet pazari PDK-LDK. Gjithsesi mbetet te shikohet deri ne seancen e parlamentit