FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zëri Amerikës:Turqia gati ushtrinë nëse Greqia zgjeron ujërat territoriale

Turqia paralajmëroi Greqinë të martën se nuk do të tolerojë një ndryshim në kufirin detar grek. Paralajmërimi vjen pak ditë pasi Athina tha se kishte planifikuar të zgjeronte ujrat e saj territoriale deri në 12 milje në perëndim të vendit.

Ujërat territoriale janë një çështje e ndjeshme ndërmjet dy vendeve fqinjë që ndahen nga Deti Egje. Turqia dhe Greqia kanë patur mosmarrëveshje për shelfin kontinental përkatës prej shumë dekadash.

Turqia ka paralajmëruar më parë se nuk do të përjashtonte një veprim ushtarak për të mbrojtur interesat e saj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar, tha të shtunën se Athina ka planifikuar të zgjerojë ujrat territoriale në detin Jon, por kjo nuk do të prekte rajonin e Egjeut. Ministria e jashtme e Turqisë, megjithatë, tha se kishte marrë shënim deklaratat e Athinës rreth planeve për një zgjerim gradual të ujërave uterritoriale greke shkruan VOA.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa pala shqiptare jo vetëm që nuk nxjerr ushtrinë, por projekton ti falë ujëra të Shqipërisë, shtetit grek!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?