Zoti Rama, mos shko fshehurazi nëpër fakultete
Kryeministri ka njoftuar se ka takuar pedagogë e studentë te fakulteti i Gjeologji Minierave dhe ka dalë i kënaqur nga takimi, shprehet Rama. Por jashtë natyrës së tij për live dhe show, ai ka shkuar dhe paska biseduar e ku ka mbajtur shënime, por pa media! Natyrisht që mbetet e drejtë e kryeministrit të takojë dekanë, pedagogë, administratë dhe studentë, gjë të cilën nuk e ka bërë prej 5 vitesh. Nga ky takim, që thuhet se ka ndodhur mes tij dhe palës së këtij fakulteti, lindin pyetje dhe dyshime.
Së pari, pse nuk e ka bërë live takimin që ta shikonin studentët, e jo vetëm administrata e tij. Së dyti krejt jashtë natyrës së tij për show dhe spektakël, gjë të cilën e luan mjaft bukur, ai këtë të hënë nuk ka transmetuar asgjë. As ERTV e tij nuk dha pamje. Së treti edhe nëse ka ndodhur vërtet takimi me studentët, pse nuk janë bërë të ditur emrat e tyre, pasi vetë studentët kanë pyetur njeri tjetrin dhe asnjë nuk pranon se ka takuar kryeministrin.
Edi Rama i ka takuar fshehurazi si njesitet guerile partizane?! Pse nuk jepen pamje televizive ose emrat. Së katërti, pse nuk takon protestuesit studentë live dhe mes ditës, pasi asgjë e keqe nuk i ndodh, sepse studentët janë të kulturuar, krejt europianë në sjellje, aqsa mbledhin vetë mbeturinat pas protestës. Një sjellje e tillë nuk ndodh në Paris, ku po digjet nga protestuesit dhe as në Athinë apo Gjermani kur plasin demonstratat.
Së fundi kryeministri pse nuk e bën të ditur axhendën e tij nëpër fakultete që ta presin studentët me përballje, por shkon fshehurazi. Pra ose takimi nuk ndodh dhe sajohet për publikun. Ose takimi ndodh me ndonjë studentë sa për fasadë, pasi shumica e studentëve protestues nuk e qas studentin, pra nuk janë takime për zgjidhje të 8 kërkesave.
Një hall i madh e ka zënë kryeministrin që nuk del live në TV. Nuk duket ai Edi Rama që nuk bënte asnjë takim pa patur mediat live.
Çpo ndodh me kryeministrin?