Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 22:50 Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit Një ndeshje e jashtëzakonshme, me tetë gola dhe emocione deri në sekondat e fundit, është zhvilluar në kuadër të javës së 12-të të kampionatit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e BE-së që nga viti 2002

Ekonomi E mërkurë, 1 Mars 2023 13:18
554 mijë shqiptarë kanë marrë pasaporta në vendet e BE-së që nga viti 2002
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

554 mijë shtetas shqiptarë të cilët janë larguar në vite nga vendi dhe kanë arritur që të marrin një pasaportë në një nga vendet e Bashkimit Europian që nga viti 2002, sipas të dhënave që janë bërë publike në database-n e Eurostat. Numri më i lartë i pasaportave është dhënë në vitin 2016, me rreth 67.5 mijë.

Vetëm në vitin 2021 u dhanë 32 mijë nënshtetësi, duke u renditur të tretët pas Marokut dhe Sirisë. Ndërsa në krahasim me një vit më parë, shifra ka shënuar një rënie prej 20%.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas shteteve, Italia dhe Greqia, dy destinacionet tradicionale të emigrantëve shqiptarë, sidomos në dy dekadat e para të pas viteve ’90, kryesojnë për numrin e pasaportave që kanë dhënë për shtetasit shqiptarë.

Italia ka dhënë gjithsej 274 mijë nënshtetësi për periudhën 2022-2021, ose 49% të totalit. Pesë vitet e fundit Italia ka dhënë mesatarisht 22-27 mijë nënshtetësi në vit për shtetasit shqiptarë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Greqia ka akorduar 237 mijë, ose 42.7% të totalit. Greqia e ka ulur ndjeshëm numrin e nënshtetësive vitet e fundit. Ata kanë dhënë vetëm 7.7 mijë në vitin 2021, nga 29 mijë në 2017-n.

Mund t'ju interesojë

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Pica në krizë? Sfidat e markave kryesore

Para 8 orësh
Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

Ja lista e bosëve në ndërtime rezidenciale

21 Nëntor 2026, 09:31
Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

Degradimi i tokës mund të kushtojë BE-në deri në 509 miliardë euro

21 Nëntor 2026, 08:02

E treta është Mbretëria e Bashkuar, me rreth 12 mijë (2.7%).

Gjermania ka rritur dhënien e nënshtetësive vitet e fundit. Ajo renditet e katërta në total (gati 8 mijë nënshtetësi, ose 1.4% të totalit). Pas tyre vjen Belgjika (7 mijë) dhe Franca rreth 5 mijë).

Në vitin 2021 ishim të tretët në Europë për numrin e nënshtetësive

Sipas njoftimit të Eurostat në vitin 2021, 827 000 persona morën nënshtetësi nga shtetet anëtare të BE-së ku jetonin, një rritje prej rreth 14% (+98 300 persona) krahasuar me vitin 2020.

Rritjet më të mëdha në terma absolutë u regjistruan në Francë (+43 900 nënshtetësi të dhëna krahasuar me 2020), Gjermani (+18 800), Spanjë (+17 700), Suedi (+9 200) dhe Austri (+7 200).

Në të kundërt, uljet më të mëdha u vunë re në Itali (-10 300 nënshtetësi italiane të dhëna krahasuar me vitin 2020), Portugali (-7 600), Greqi (-3 200), Finlandë (-1 200) dhe Qipro (-800). Në total ishin 10 vende të BE, që shënuan ulje të numrit të nënshtetësive të dhëna.

Ashtu si në vitin 2020, shumica (85%) e atyre që morën nënshtetësinë e një shteti anëtar të BE në vitin 2021, ishin më parë shtetas të një vendi jo anëtar ose pa shtetësi. Shtetasit e një vendi tjetër të BE përbënin 13% të numrit të përgjithshëm të nënshtetësive të fituara.

Më 1 janar 2022, qytetarët e BE-së përfaqësonin 94.6% të popullsisë së BE-së. Marokenët, sirianë dhe shqiptarë vazhdojnë të jenë përfituesit kryesorë të shtetësisë së shteteve anëtare të BE-së në vitin 2021.

Në vitin 2021, i ngjashëm me 2020, marokenët ishin grupi më i madh në mesin e qytetarëve të rinj të BE-së (86 200 persona, nga të cilët 71% fituan nënshtetësinë në Spanjë ose Francë), përpara sirianëve (83 500, 70% fituan shtetësinë në Suedi ose Holandë).

Shqiptarët u renditë të tretët (32 300, 70% kanë marrë nënshtetësinë në Itali).

Rumunët (28 600, 33% e fituar nënshtetësinë e Italisë) ishin gjithashtu pjesë e listës së 10 vendeve me më shumë përfitues të nënshtetësisë së BE-së, të ndjekur nga turqit (25 700, 48% fituan nënshtetësinë gjermane), brazilianët (20 400, 65% fituan shtetësinë në Portugali ose Itali), algjerianët (19 300, 80% kanë marrë nënshtetësinë e Francës), ukrainasit (18 200, 37% kanë fituar shtetësinë e Polonisë dhe Italisë), rusët (17 300, 45% kanë fituar shtetësinë e Gjermanisë dhe Francës) dhe pakistanezët (16 600, 62% kanë marrë nënshtetësinë e Spanjës dhe Italisë).

Rumunët (28 600 persona), polakët (12 500) dhe italianët (10 100) mbeten tre grupet më të mëdha të qytetarëve të BE-së që kanë marrë nënshtetësinë e një shteti tjetër anëtar të BE-së, të pandryshuar nga vitet e mëparshme.

Shumica e nënshtetësive të reja janë dhënë nga Spanja (144 000; 17% e totalit të BE-së), Franca (130 400; 16%), Gjermania (130 000; 16%), Italia (121 500; 15%) dhe Suedia (89). 400 ose 11%) që përbëjnë 75% të shtetësive të reja të dhëna në BE në 2021.

Shkalla më e lartë e natyralizimit në Suedi

Shkalla e natyralizimit është raporti i numrit të personave që kanë fituar nënshtetësinë e një vendi gjatë një viti ndaj numrit total të rezidentëve jo-vendas në të njëjtin vend në fillim të vitit.

Në vitin 2021, shkalla më e lartë e natyralizimit midis vendeve të BE-së u regjistrua në Suedi. Ata kishin shkallë prej 10.0 nënshtetësi të dhëna për 100 rezidentë jo-shtetas. Suedia u pasua në distancë nga Holanda (5.4), Rumania (4.6), Portugalia (3.7) dhe Belgjika e Spanja (të dyja 2.7).

Në anën tjetër të shkallës, normat e natyralizimit nën 1 për 100 rezidentë jo-vendas, u regjistruan në Lituani (0.2), Letoni (0.3), Estoni (0.5) dhe Çeki, Kroaci dhe Sllovaki (të gjithë 0.7). /Monitor

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit
Para 7 minutash

Spektakël me 8 gola në duelin zikaltër mes Atalantës dhe Interit

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion
Para 26 minutash

Peshku i verdhë në liqenin Oswego, ekspertët: një në një milion

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit
Para 56 minutash

Çalhanoglu lëndohet sërish, Interi rrezikon ta humbasë deri në fund të vitit

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”
Para 1 ore

Humbja e rëndë ndaj Liverpool-it, Pochettino: “Ishte e dhimbshme, duhet të reagojmë”

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 11 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 11 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
21 Nëntor 2026, 22:24

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.