A do të shkrihet Bordi i Transparencës? Belinda Balluku: Po mundet
”Bordi i Transparencës mund të shkrihet, por vendimi duhet të merret nga Ministria e Financave”, është përgjigja e ministres së infrastrukturës Belinda Balluku, e pyetur nëse duhet të ekzistojë më bordi i Transparencës për çmimet e karburanteve. Sipas Ballukut vendimi për të hequr Bordin do të ishte i mirëpritur, por qeveria do të vijojë të monitorojë importuesit dhe tregtuesit e karburanteve.
”Bordi nuk ka synim të lehtësoj kostot, por transparencën. Bordi nuk vendos dhe as nuk e ul dhe as nuk e ngre çmimin. Por bën transparente metodologjinë. Se ka një bursë dhe përmes kësaj metodologjie vendoset çmimi tavan.
Bursën nuk e lëviz as topi. Bordi mblidhet kur ka ndryshim çmimi. Nuk e vendosim dot ne se kur mblidhet bordi.” tha Balluku.
“Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”,-përfundoi ministrja.