FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministrja e Ekonomisë: Task-Forca do monitorojë tregun e karburanteve çdo ditë, nëse ka rikthejmë Bordin e Transparencës

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahima, deklaroi se çmimet e karburanteve po monitorohen përmes task-forcës të ngritur nga ministria e Financave.
Gjatë fjalës së saj, Ibrahimaj theksoi se monitorimi po vijon në mënyrë ditore.

“Kemi zhvilluar një takim me shoqatën e hidrokarbureve dhe tregtarët kryesorë për të ngritur alertin për rritjen e çmimeve. Kemi diskutuar për detyrimin që ata kanë për mbajtjen e rezervës që të mos kalojmë në situatë emergjente. Po monitorojmë në 24 orë çmimet në bursë dhe jo vetëm.
Kemi pasur eksperiencë gjatë krizës 2022-2023 ku çmimi i naftës u rrit, kur u ngrit një bord, nuk vlerësojmë se ende jemi në fazën që duhet të kemi nevojën për ngritjen e bordit, por nëse situata vijon do të duhet të hyjmë në këtë regjim. Ne do të marrim nga administrata doganore çmimet e bursës që i referohet doganave dhe lëndëve që hyjnë në vend. Ne do të marrim çmimet dhe do shohim se me çfarë çmimi zhdoganojnë çdo ditë çmimet e tregut. Ky monitorim do të bëhet për të kuptuar se si vijojnë marzhet. Ne nuk mund të ndërhyjmë në çmimet e bursës, por ajo që mund të bëjmë është të monitorojmë në bazë ditore nëse ka abuzime apo spekulime me çmimet”, tha Ibrahimaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?